Biznesmeni Gjergj Luca ka hapur një restorant të ri në Shëngjin si një shtëpi mirënjohje për kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.

Ka qenë vetë biznesmeni, i cili ka njoftuar ndjekësit në rrjetet sociale për hapjen e restorantit të ri si dedikim për Giorgia Meloni, pasi sipas Lucës ka ndihmuar 500 mijë shqiptarë për të marrë pensionin, një gjë që nuk e kishin menduar kurrë.

‘Ia kemi dedikuar kësaj zonjushë pasi ka ndihmuar rreth 500 mijë shqiptarë për të marrë pensione dhe ne nuk e kishim menduar kurrë se do të vinte kjo ditë.’- tha Luca.

Në restorantin e ri, shihet se janë në mure shumë piktura të Melonit, që përmbledhin gjithë jetën e saj.

“Kur kulinaria, arti, politika dhe mirënjohja bëhen bashkë prodhojnë gjëra të bukura.

Ndaj Rozafa vendosi të hapë jo vetëm restorantin më të ri por edhe shtëpinë e mirënjohjes për konsolidimin e miqësisë italo-shqiptare dhe simbol të saj zgjodhëm një grua të fortë.

Mirësevini në tratorinë e ngjyrave, të shijes dhe të epokës së Melonit”, shprehet ai.