Një 26-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ishte në kërkim për vjedhje. Ai ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 6 muaj burg.
Gjithashtu ndaj dy personave të tjerë ka nisur hetimet për shkak të sherreve dhe konflikteve që kanë pasur me persona të tjerë. Konkretisht A. H., 44 vjeç, banues në lagjen "Bashkimi", po hetohet pasi për motive të dobëta ka sharë dhe ofenduar, shtetasin S. Sh.
Ndërsa 29-vjeçari E. R., 29 vjeç, banues në lagjen "24 Maji" pasi ka debatuar me punonjësin e një karburantit, si dhe ka thyer xhamin e derës së ambientit të personelit tek ky karburant.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.