Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi këtë të mërkurë se ka marrë në përgjegjësi penale anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin, pasi ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, duke fshehur faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″.

Luan Daci, si anëtar i Kolegjit të Apelimit, shkallës së dytë dhe të fundit të Vetingut, ka qenë pjesë e trupave gjykuese në shqyrtimin e të paktën 30 dosjeve, të gjyqtarëve dhe prokurorëve të niveleve të ndryshme.

Në 30 rastet, Daci ka votuar për shkarkimin përfundimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, shumica e të cilëve ishin shkarkuar që në shkallë të parë, por që Kolegji i ka konfirmuar këto vendime si të ligjshme. Por, vetëm në një rast, atë të shkarkimit nga detyra të Artor Yllit, ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, vota e Luan Dacit ka qenë vendimtare. Në këtë rast,gjyqtarët Albana Shtylla dhe Sokol Çomo janë pozicionuar kundër shkarkimit të Yllit.

Meqenëse trupat gjykuese të Kolegjit përbëhen nga pesë anëtar, vota e Dacit ishte vendimtare për shkarkimin përfundimtar të Yllit. Ndërkaq, Luan Daci ka qenë pjesë trupave gjykuese dhe ka votuar për shkarkimin nga detyra të kryetarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, Xhezair Zaganjorit dhe Bashkim Dedes.

Madje, në çështjen e Dedes, Daci ka qenë relator. Daci ka kryesuar trupin gjykues, i cili shkarkoi përfundimisht nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, ndërsa ka votuar pro shkarkimit të anëtarit tjetër Admir Thanza. Po ashtu, Daci ka votuar pro shkarkimit të prokurorëve Ramadan Troci dhe Rovena Gashi. Po ashtu, Daci ka qenë pjesë e trupave gjykuese për shkarkimin përfundimtar të anëtarëve të Kushtetueses, Fatos Lulo dhe Fatmir Hoxha.

Gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar edhe me votën e Luan Dacit

1.            Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë

2.            Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

3.            Rovena Gashi, prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme

4.            Edmond Islamaj, anëtar në Gjykatën e Lartë, kryesues

5.            Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë

6.            Ramadan Troci, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë

7.            Fatos Lulo, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, kryesues

8.            Fatmir Hoxha, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

9.            Entela Prifti, gjyqtare e Apelit Korçë

10.          Artor Ylli, ndihmës ligjor pranë Gjykatës Administrative Tiranë

11.          Ahmet Jangulli, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Shkodër

12.          Fatos Qato, gjyqtar i Apelit Tiranë

13.          Artur Selmani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

14.          Sotiraq Lubonja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë

15.          Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë

16.          Bujar Hoti, prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës

17.          Gentian Medja, gjyqtar në Gjykatën Administrative

18.          Artan Broci, gjyqtar i Gjykatës së Lartë

19.          Alma Brati, gjyqtare e Tiranës

20.          Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës

21.          Astrit Faqolli, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës

22.          Elsion Sadiku, prokuror Korçë

23.          Antoneta Sevdari, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

24.          Adriatik Cama, prokuror Tiranë

25.          Gani Dizdari, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

26.          Gentian Trenova, prokuror Tiranë

27.          Altina Xhoxhaj, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

28.          Luan Kaloçi, prokuror në Tiranë

29.          Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Apelit Durrës

30.          Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë