Që kur u vendos në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të 2023, Sali Berisha mbledh poshtë ballkonit të shtëpisë një grusht militantësh, të cilët mbajnë fjalime.
“Gjithmonë më mbyt dëshpërimi, për mua të gjithat e këtij vendi që nga sabotimi i zgjedhjeve në 96, që nga Piramida që nga Gërdeci, që nga 21 janari, të gjitha i ka bërë Erturazhi i Sorosit, Veliaj me mjaftin”, tha një militant.
Në tentativë për ta mbrojtur, një militant i ka numëruar Sali Berishës të gjitha ngjarjet më të rënda duke nisur nga zgjedhjet e vitit 1996 që kanë mbetur një njollë e errët jo vetëm në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri por dhe në historinë e shtetit shqiptar, ku ditën për diell u vodhën votat në mënyrë masive. Kjo shkaktoi bashkë me firmat piramidale dhe tragjedinë e marsit të vitit 1997, duke shkatërruar shtetin nga themelet.
Ai ka përmendur më tej masakrën e Gërdecit dhe 21 janarin dy çështje të mëdha ku ka qenë të përfshirë aleatë dhe ministra dhe familjarë të ish-kryeministrit Berisha. Për shpërthimin e 16 viteve më parë në Gërdec që i mori jetën 26 personave dhe plagosi gati 200 të tjerë, deri më tani janë pyetur dhjetëra dëshmitarë në procesin gjyqësor mes tyre edhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, emri më i përmendur në skandalin ndërkombëtar të demontimit të fishekëve.
Për 21 janarin e 2011, kur 4 protestues u vranë para kryeministrisë, ngjarje të cilën Gjykata e Strasburgut e ka quajtur krim shtetëror, Gjykata e Lartë ka urdhëruar SPAK që të regjistrojë procedimin penal dhe të zbardhë rolin e Sali Berishës e të tjerëve.
Por për të gjithë "këto të këqija" që ndodhën me në krye Sali Berishën, militanti në fund tha se fajin e ka Sorosi.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1192
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Meçe: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA, ‘non grata’ se cenoi sigurinë! Çoi Këlliçin të lobonte me para! Beqiri: E ka vendin te 313-ta, burg i përjetshëm, dosjen ia kopsiti Trump
5 Shkurt, 18:57
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, Beqiri: Pastrim parash me Fazlliç e Lazareviç, grabitën pronat në Porto Romano dhe u favorizuan me VKM! Argita miliona euro nga offshore
5 Shkurt, 18:14
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
Non grata e SHBA/ Sali Berisha: Nuk është përparësi e Trump në këtë kohë! Do t'i shkruaj sapo të plotësohet administrata e re
5 Shkurt, 12:47
-
Afera Partizani/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO, mungoi avokati i Malltezit dhe Andia Pustinës
5 Shkurt, 11:10
-
Jakin Marena: Pse Berishët braktisën Austrinë e ‘pushojnë’ në Gjermani si ‘rezidentë?!
4 Shkurt, 19:13
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! Primaret janë një teatër
4 Shkurt, 18:46
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për ish-kryeministrin, familjen e bashkëpunëtorët! Si Argita e Malltezi pastruan paratë me Fazlliç, miliona euro offshore në studion ligjore
4 Shkurt, 18:29
-
Balla në Report Tv: Berisha kërkon të prishë zgjedhjet, kushtëzimi që diaspora të votojë me dokumente të huaja alibi! PS synon 84 mandate, Shqipëria jo më peng i Saliut
4 Shkurt, 18:17
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20
Të qeverisësh me mega skandale afera korrupcioni vrasje të jesh në opozitë destruktiv ekstrem me numër rekord protestash që nga viti 1990 deri sot hiç më pak 3.5 dekada për nga vetvehtja është skandaloze jo normale jo etike jo njerëzore jo politike jo produktive kjo i ka ndodhur vetëm një personi një vëndi dhe një populli
Përgjigju