Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Franco Foda ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Sllovenisë më 15 nëntor në Ljubljanë dhe Zvicrës, më 18 nëntor në Prishtinë. Foda ka ftuar 28 futbollistë, teksa në listën rezervë janë edhe 11 futbollistë të tjerë.

'Dardanët' grumbullohen të hënën, më 10 nëntor, kur edhe do të mbahet stërvitja e parë në 'Kampin Nacional' në Hajvali në orën 17:00.

Aktualisht Kosova renditet në pozitën e dytë në Grupin B, me 7 pikë, teksa Zvicra kryeson me 10 pikë. Dardanëve u mjafton një pikë ndaj Sllovenisë për ta siguruar ‘play-off’-in, por në rastin më të mirë mund edhe të kualifikohen direkt në Botërorin 2026.

Lista e Kosovës