Nga Zuckerberg dhe Bill Gates, te Gordon Ramsay dhe Sting, miliarderët që NUK do t'jua trashëgojnë pasurinë fëmijëve të tyre

Nga Zuckerberg dhe Bill Gates, te Gordon Ramsay dhe Sting, miliarderët që NUK do t'jua trashëgojnë pasurinë fëmijëve të tyre

Ka kush ua lë pasurinë fëmijëve dhe ka të tjerë që jo.

Oscar Farinetti kohët e fundit ka njoftuar se ai do tja kalojë pasurinë djalit të tij Nicola, i cili do të duhet të menaxhojë një ‘perimetër’ të të ardhurave prej 620 milion. Kompania e tij krenohet me një fitim neto midis 5 dhe 10 milion, dhe vazhdon të rritet.

Por jo të gjithë prindërit janë kaq bujarë ndaj fëmijëve të tyre.

Duket se vitet e fundit është pothuajse "modë" midis miliarderëve dhe super miliarderëve që të lënë trashëgimtarët e tyre pa asete, duke bërë bamirësin ose duke e ndarë atë midis kauzave të ndryshme.

Këtu janë të renditur ata që kanë vendosur të mos u lënë asgjë pasardhësve (ose një pjesë shumë pak të trashëgimisë së tyre të pamasë).

Mark Zuckerberg

Kur lindi fëmija i parë, Max, pronari i Facebook Mark Zuckerberg tha se 99% e aksioneve të rrjetit social do të dhurohen (Rreth45 miliardë dollarë).

“Si të gjithë prindërit, ne dëshirojmë që ju të rriteni në një botë më të mirë se e jona. Ne do të bëjmë pjesën tonë dhe jo vetëm sepse ju duam, por sepse kemi një përgjegjësi morale ndaj të gjithë fëmijëve të brezit të ardhshëm”.

Bill Gates

Themeluesi i Microsoft dhe një nga burrat më të pasur në botë për vite me radhë, Bill Gates ka bërë të ditur që ai nuk do t'ua lërë të gjithë pasurinë e tij fëmijëve. Ai dhe bashkëshortja e tij Melinda janë shumë të përfshirë në kauza humanitare dhe besojnë se lënia e shumave të mëdha parash për trashëgimtarët nuk është ‘e shëndetshme’.

Këngëtari Sting

Këngëtari ka deklaruar se nuk dëshiron të lërë asnjë qindarkë për fëmijët e tij. Joseph, Fuchsia Katherin, Brigitte Michael, Jack, Eliot Pauline dhe Giacomo Luke (një ekip i madh, për të qenë i sinqertë) ‘do të duhet të punojnë për veten e tyre’, sipas babit.

Gordon Ramsay

Kuzhinieri, yll i ekranit zgjodhi një edukim shumë të rreptë me fëmijët e tij. Të gjithë tashmë punojnë, kështu që ata mund të kuptojnë vlerën e parave dhe të mësojnë se si të menaxhojnë financat personale, thotë Gordon Ramsay.

Vajza e parë Megan dhe Holly punojnë shitëse, ndërsa djali i saj Jack ëndërron të bashkohet me marinsat dhe fëmija më i vogël, Matilda, është e vetmja e autorizuar për të hyrë në kuzhinë. Ramsay u jep fëmijëve të tij nga 50 paund, 100 për Megan që studion në Oksford, si një para xhepi çdo javë për të blerë atë që u nevojitet.

Elton John

"Fëmijët e mi jetojnë jetë të jashtëzakonshme, por është e rëndësishme të keni pak respekt për paratë, pak respekt për punën". Është kjo fraza me të cilën ylli ndërkombëtar i popit Elton John justifikon vendimin e tij për të lënë vetëm një pjesë të pasurisë së tij për fëmijët.

Simon Cowell

Themeluesi i ‘X Factor’ (dhe një nga gjyqtarët e hershëm të programit) ka njoftuar se ai dëshironte të dhuronte pasuritë e tij për bamirësi. Ai ka një djalë, Eric, me partneren e tij Lauren Silverman.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!