TIRANE- Sot është prezantuar studimi “Ngacmimi moral dhe seksual në administratën publike”.
Ky fenomen u monitorua përmes një pyetësori pilot me punonjësit e administratës publike nëpër ministri, me qëllim krijimin e një pamje më të qartë për situatën reale të ngacmimit moral dhe seksual në administratën publike shqiptare.
Nga sondazhi rezultoi se një pjesë e madhe e punonjësve në administratë kanë njohje të ulët lidhur me ngacmimin moral, por edhe janë ngurrues e kanë frikë të denoncojnë qoftë rastet e ngacmimeve morale, ashtu edhe të atyre seksuale.
Çfarë tregojnë statistikat e pyetësorit
- Arsyet kryesore të cilat do të frenonin një punonjës administrate të mos e denonconte ngacmimin seksual dhe atë moral janë:
1) pasojat që mund ti vijnë familjes (27.5%),
2) mungesa e besimit tek institucionet publike (20%)
3) përhapja e opinionit të keq në publik (15%).
- Forma më pak e suksesshme ka qenë ajo e zgjidhjes nëpërmjet rrugës gjyqësore me 7.5%.
- 42.55 deklarojnë se janë informuar nga media rreth ngacmimit moral, 17.5% nga bisedat me miqtë (17.5%) dhe vetëm 10% e të anketuarve deklarojnë se janë informuar nëpërmjet trajnimeve.
- 75% nuk kanë pasur një eksperiencë personale në lidhje me ngacmimin moral në 3 vitet e fundit. 7.5% janë ngacmuar çdo vit në 3 vitet e fundit dhe 17.5% e tyre deklarojnë se janë ngacmuar të paktën 1 herë për të njëjtën periudhë kohore.
Studimi u prezantua nga Avokati i Popullit Igli Totozani. Për realizimin e studimit, u angazhuan ekspertë të specializuar, të përzgjedhur në përputhje me legjislacionin në fuqi, përmes financimit të Qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës, që asiston prej vitesh institucionin.
“Ne duhet të hedhim dritë mbi këtë zonë gri të administratës publike, por edhe asaj private. Si çdo fenomen tjetër, përpara se ai të trajtohet ka nevojë të njihet. Ne po synojmë me këtë studim të njohim se si është gjendja. Natyrisht pa pretenduar një njohje totale dhe kapilare, por gjithsesi ky është një hap i parë, i cili do të duhet të shoqërohet me veprime konkrete nga institucionet shtetërore, por duhet të ndiqet me po aq seriozitet edhe nga ato institucione shtetërore që monitorojnë bizneset private, në mënyrë që të merren të gjitha masat institucionale dhe organizative për t’u përballur me këtë gjë. Ngacmimi moral është një dhunë, e cila sjell pasoja të pallogaritshme në shëndetin psiqik dhe psikologjik ndaj individit. Ai reflekton edhe dhunën në familje , ndaj marrja e masave për parandalimin dhe ndëshkimin e tij do të ndikojnë pozitivisht edhe në reduktimin e dhunës në familje dhe forcimit të integritetit të gruas”, u shpreh Avokati i Popullit, Igli Totozani.
Studimi vëren se është shqetësues fakti se deri më tani jurisprudenca e gjykatave në këtë drejtim mungon pothuajse plotësisht. Rastet e ngacmimit seksual janë shumë të pakta, ndërsa ato të ngacmimit moral janë më tepër të lidhura me kërkesat për dëmshpërblim për dëmin moral ose jomaterial.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com