Një 27-vjeçar në Durrës ka rënë në  pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksulaisht një vajzë të mitur.

Personi i arrestuar është identifikuar si Jetmir Belushi. Materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për hetime të mëtejshme.

Rasti i denoncuar ditën e sotme vjen vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë  që ndodhi në Kosovë ku një e mitur 11-vjeçare u dhunua seksualisht nga 5-persona. Nisur nga kjo ngjarje, në Prishtinë e Tiranë, shumë qytetarë  u mblodhën në shenjë revolte për të protestuar ndaj dhunës e ngacmimeve seksuale ndaj vajzave dhe grave .