Ngjarje e rëndë në Kosovë, e mitura 11-vjeçare abuzohet seksualisht për disa orë, arrestohen dy prej personave të dyshuar

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku një 11-vjeçare është abuzuar seksualisht për disa orë. Ngjarja raportohet  të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30.

Më 29 gusht, Policia e Kosovës njofton se një e mitur ka raportuar se 5 persona kanë abuzuar seksualisht më të prej disa orësh.

E mitura është dërguar në një qendër strehimore, ndërsa raportohet se deri më tani  dy persona, shtetas kosovarë janë arrestuar si autorë të dyshuar.

Sipas mediave në Kosovë, në dosjen e prokurorisë pretendohet që kjo ngjarje të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur në park, ku dhe është dhunuar seksualisht.

E mitura, pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër, i cili e kishte marrë  në një makinë së bashku dhe me 3 persona të tjerë, të cilët e kishin dërguar në një vend, ku përsëri e mitura ishte dhunuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook ka reaguar lidhur me ngjarjen teksa shkruan se e mitura ishte 11-vjeçe.

“Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës. Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët”, ka shkruar Osmani.

Postimi i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:00
Përdhunimi i të miturës në Kosovë, Kurti: Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë

Kryeministri i Kosovës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Kosovë ku u abuzua seksualisht një vajzë e mitur 11-vjeçe.

Kurti kërkon nga organet e drejtësisë që personat e dyshuar të marrin sa më shpejt dënimin e merituar.

“Dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare.

Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë, e që kryrësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme. Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale. Vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike. Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër.

Na duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve, si dhe çdo njërit nga ne, për të çuar përpara përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore. Eliminimi i dhunës është detyrim i secilit veç e veç dhe i të gjithëve së bashku.”, shkruan Kurti.

 

S.C/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 29/08/2022 22:44

    Origjina e këtyre "hamshorëve" duhet të jetë nga rajoni i kufirit Indi-Pakistan sepse vetëm atje shënohen ngjarje të tilla makabre!! Kastrimin e kanë pak!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!