Ka dalë sot para trupit gjykues, mësuesi 63-vjeçar Myzo Dida, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 12-vjeccare.
Seanca e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër zgjati vetëm 15 minuta dhe do të vijojnë në një datë tjetër.
Avakati i të akuzuarit ngriti pretendimin se nuk ka prova që provojnë akuzat e ngacmimit seksual. Nga ana tjetër avokati i të miturës, Idajet Beqiri shpreu bindjen e familjarëve të të miturve për kryerjen e akteve të turpshme nga ana e mësuesit ndaj saj
Babai i vajzës u shpreh për Report Tv se e bija shtë akoma e tronditur psikologjikisht dhe po trajtohet me recetë mjekësore që nga momenti i ngacmimit.