Tiranë- Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ngacmoi seksualisht një vajzë 13-vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë ka qenë vetë e mitura që denoncoi në polici rastin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 39 vjeç, pasi ka kallëzuar një 13-vjeçare, se e ka ngacmuar seksualisht. Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.