Ngacmoi të miturën, dyshohet edhe ta ketë përdhunuar... arrestohet 60-vjeçari nga Lezha 'tapë' në timon

Ngacmoi të miturën, dyshohet edhe ta ketë përdhunuar... arrestohet 60-vjeçari nga Lezha 'tapë' në timon

LEZHË - Një 60-vjeçar u vu në pranga nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, por kjo nuk ishte arsyeja pse uniformat blu të Lezhës ishin nisur drejt tij. Një denoncim i mbërritur pranë komisariatit të Lezhës, vuri në lëvizje efektivët të cilët e arrestuan 60-vjeçarin me inicialet V.N pasi ka ngacmuar një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara, ndërsa dyshohet se edhe mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të. Kur policia e arrestoi, 60-vjeçari me banim në Lezhë, ka qënë duke drejtuar automjetin e tij, ku ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.93mg/l.

Vajza 8-vjeçe cdo ditë shkonte në shkollë me furgon, por të premten nuk ka vajtur me fëmijët e tjerë dhe për këtë arsye nxënësit kanë ngritur alarmin se dikush e ka rrëmbyer. Drejtuesit e shkollës kanë sinjalizuar policinë, e cila është vendosur në ndjekje të 60-vjeçarit duke e gjetur bashkë me vajzën. Tani priten aktet e ekspertimit për të vërtetuar nëse 60-vjeçari ka abuzuar me vajzën apo jo.

Vajza e mitur e cila është bashkëfshatare me të akuzuarin është shtruar në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Policia e Lezhës njofton se materialet procedurale i kaloi pranë Prokurorisë së Krujës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur",  "Vepra të turpshme" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur". Pak muaj më parë Gjykata e Lezhës dënoi me 3 vite burg një 76-vjeçar qe abuzoi me një vajzë.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robte politikaneve: 18/01/2020 14:30

    ju politikaneve pa perjahtim......sa here qe doni te tregoni qe gjoja po beni shtet popullin e thjeshte godisni....veten tuaj e mbroni ..keni 30 vjet qe vidhni shqiptaret edhe talleni ne parlament...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb