Nuk ka asnjë rrugë tjetër të shkurtër për Kosovën që do të injoronte procesin e dialogut si të tillë dhe interesin e fuqive perëndimore që ta nxjerrin Kosovën, por edhe Serbinë, nga balta e rendit të vjetër botëror, sepse kjo është në dobi të dy shteteve dhe të rajonit.
Pse po vonohet kaq shumë kompletimi dhe zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë? Në pjesë e madhe e mediave dhe opinionit tonë janë të bindur, dhe vonesa vetëm sa ua forcon këtë bindje, se vonesa po ndodh sepse kështu i konvenon Serbisë. Madje, sipas tyre marrëveshja edhe është disenjuar sipas kërkesave dhe dëshirave të Serbisë, andaj çdo gjë që po ndodh rreth saj po i sjell dobi vetëm serbëve. Në këtë pazar të mbrapshtë, në çdo variant Kosova shihet si humbëse. A është kjo e vërtetë? Dhe a është e vërtetë se bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë edhe fuqitë perëndimore që kanë intervenuar në vitin 1999, dhe e kanë mbështetur dhe madje nxitur pavarësimin e Kosovës në vitin 2008, tani janë duke punuar në një skenar që këtë pavarësi do ta degradojë dhe shndërrojë në varësi të përhershme nga Kosova.
Procesi i dialogut me Serbinë dhe arritja e kompromiseve që që duhet ta hapin rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, gjithsesi është i komplikuar. Çdo ditë dëgjojmë deklarata të ndryshme për procesin nga politikanët kosovarë dhe serbë, por edhe nga diplomatët, ku disa prej tyre janë korrekte, e shumica kontradiktore, ose qëllimisht dezinformuese, si mjete të propagandës së çastit që dërgohen në adresa të ndryshme, herë për opinionet e brendshme, herë për palën tjetër, e herë për Brukselin dhe Uashingtonin. Kjo kakafoni vlerësimesh rreth vonesës dhe mospajtime për disa zgjidhje kompromise (si ajo se a do të jetë stema e Kosovës në fletëvotimet për zgjedhjet e 3 nëntorit në Veri të Kosovës) disa qarqeve që kanë qenë gjithnjë kundër dialogut, ose atyre që po e shfrytëzojnë rastin që të bëjnë fushatave politikaneske parazgjedhore, ua ka mundësuar që të nxjerrin konkluzionet sikur Kosova pa nevojë dhe nga serviliteti i i liderëve tanë i është futur lojës që sjell vetëm vendnumërime, bllokada ose edhe më keq, kthim prapa. Kjo kakafoni është deridiku fenomen i pritshëm në gjendjen çfarë e kemi. Njohja universale e pavarësisë së Kosovës është e bllokuar sepse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së këtë e pengon vetoja e Rusisë. Nuk ka rrugë tjetër alternative për njohje universale që Kosovën do ta bënte anëtare të OKB-së, e që mund ta anashkalojë faktorin Rusi, deridiku edhe Kinën, që janë anëtare të KS me drejtë të vetos. Dhe kjo pengesë e madhe, bazuar edhe në një formulim kompromis në Rezolutën 1244 të KS të vitit 1999, që Kosovën e definon si pjesë të Republikës Federale të Jugosllavisë, është faktori që i jep krah Serbisë në aspiratën që ta rikthejë kontrollin mbi Kosovën. Serbia kujton se ende i ka tapitë ndërkombëtare të sovranitetit mbi Kosovën, pa marrë parasysh se tashmë rreth 100 shtete e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Nuk duhet të hiqet nga mendja asnjëherë kjo situatë e bllokadës së vulosjes së sovranitetit të Kosovës, që vetëm pjesërisht mund të zbutet me njohjet e shumta bilaterale.
Është asi lloj bllokade që mund të zgjasë me dekada. P.sh. për Palestinën janë bërë 65 vjet bllokadë të zgjidhjes, kurse për Qipron vitin tjetër bëhen 40 vjet nga ndarja ku Republika Turke e Qipros nuk ka ende status të njohur ndërkombëtar. Për të tejkaluar këtë bllokadë në rastin e Kosovës, sponsorët ndërkombëtarë të pavarësimit kanë ndërmarrë një fushatë të largimit gradual të Serbisë nga tutela e Rusisë dhe ndikimi që Serbia të zbutë dhe ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës. Pas vendimit të GJND-së që shpalljen e pavarësisë së Kosovës e gjykoi si akt legjitim, fuqitë e mëdha perëndimore e ftuan Serbinë që të bisedojë me Kosovën për normalizimin e raporteve, me çka do të hapej rruga për anëtarësimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian, por edhe njohjen e ndërsjellë të dy shteteve. Kjo nismë, më e vështirë për Serbinë se sa për Kosovën, tashmë ka dhënë një rezultat, marrëveshjen parimore të 19 prillit, që Serbisë ia hapi rrugën për marrjen e datës së fillimit të bisedimeve për anëtarësim, kurse Kosova, që ka ngecje në kandidimin për anëtarësim në BE, ka fituar tërësinë territoriale me zhbërjen e pushtetit paralel serb në Veri si dhe forma të shumta të njohjes joformale të mëvetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, që përcjellin normalizimin. Nëse nuk kihet parasysh esenca e këtij procesi, skeptikët mund të manipulojnë me opinionin.
Ata kapen për kompromiset konkrete të përkohshme me rëndësi të dorës së dytë dhe i interpretojnë njëanshëm si vulosje të fatit të Kosovës, dhe instalim i zgjidhjeve që vendosin hiq më pak se varësi të përjetshme nga Serbia. Për më shumë akuzohet bashkësia ndërkombëtare se po punon fshehtas dhe shantazhon lidershipin e Kosovës, sidomos kryeministrin Thaçi, që të përjetësohet ky vasalitet ndaj Serbisë! Për shumë sende nuk mund të krenohemi me liderët e Kosovës dhe politikat dhe sjelljet e tyre abuzive. Por për një gjë ata kanë të drejtë se prioriteti mbi prioritet i Kosovës është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, si proces që çon drejt thyerjes së bllokadës, anëtarësimit në BE dhe njohjes universale të Kosovës. Para disa kohësh kryetari i LDK-së u shpreh me sinqeritet për rëndësinë e këtij prioriteti të shtetit dhe shoqërisë, që arsyeton shumë vonesa tjera zgjidha e të cilave do të ishte në interesin e LDK-së. Nuk mund të them se puna që po e bëjnë Hashim Thaçi dhe negociatorët është më e mira e mundshme, por gjithsesi është në binarët e duhur dhe e domosdoshme. As Isa Mustafa e as Ramush Haredinaj nuk do të mund të dilnin jashtë binarëve të procesit, nëse do të mbanin postin e kryeministrit dhe kryenegociatorit. Andaj edhe në këtë aspekt nuk kanë bërë asnjëherë opozitë Hashim Thaçit.
Nuk ka asnjë rrugë tjetër të shkurtë për Kosovën, që do të injoronte procesin e dialogut si të tillë, dhe interesin e fuqive perëndimore që ta nxjerrin Kosovën, por edhe Serbinënga balta e rendit të vjetër botëror, sepse kjo është në dobi të dy shteteve dhe të rajonit. Paralajmërimet e rrezikut se Perëndimi ka qëllime të fshehta dhe po instalon varësi edhe më të rrënjosur dhe shkatërruese të Kosovës nga kapitalizmi global neolioberal, duhet gjithësesi të dëgjohen dhe analizohen, po është iluzion besimi se Kosova si shtet i izoluar dhe me forcat e veta mund ta konfrontojë dhe t’i ikën këtij përbindhëshi global. Vetë kjo betejë mes forcave politike të ndryshme në skenën ndërkombëtare duhet të jetë globale dhe Kosova ka gjasa të dalë më mirë nëse rreshtohet mirë në atë betejë, por kjo nuk bëhet duke refuzuar an bloc Perëndimin.
NGA SHKËLZEN MALIQI
/Shqiptarja.com