Një ngarkesë e dytë me grurë ukrainas mbërriti në Turqi të dielën, sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve, AFP. Rusia kishte kërcënuar se do të sulmonte anijet që drejtoheshin për në Ukrainë ose niseshin nga ky vend.
Megjithatë, Ukraina po teston tani rrugët detare të kontrolluara nga anëtarët e NATO-s, Bullgaria dhe Rumania. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të shtunën se propozimet e fundit të OKB-së për të ringjallur marrëveshjen e Detit të Zi për grurin dhe plani i propozuar për paqen në Ukrainë, ishin të dyja "jo realiste".
Sipas tij, Moska u largua nga marrëveshja e grurit sepse nuk ishin realizuar premtimet e bëra Rusisë, mes tyre heqja e sanksioneve ndaj një banke ruse dhe rilidhjen e saj me sistemin global SWIFT.
Ndërkohë, të dielën ministria Britanike e Mbrojtjes tha në njoftimin e përditshëm lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës se në Rusi konsumatorët ka gjasa të përballen me mungesë të benzinës dhe naftës.
Sipas ministrisë britanike, Rusia pezulloi pothuajse të gjitha eksportet e naftës dhe benzinës të enjten “për të stabilizuar tregjet e saj të brendshme”. Kjo lëvizje, sipas ministrisë, "pothuajse me siguri" do të kufizojë më tej furnizimet në nivel global./VOA
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
61.8%
-
Jo
25.8%
-
S'i dihet
12.4%
Vota total: 2484
Lajme të tjera
-
Thuajse 2 vite nga pushtimi rus, Kievi gati të rihapë aeroportin ndërkombëtar
2 Dhjetor, 18:13
-
Rusia lëshon urdhërarrest për fituesen e Eurovizionit nga Ukraina
29 Nëntor, 21:32
-
Rusia lëshon urdhërarrest për fituesen e Eurovizionit nga Ukraina: Ka përhapur informacion të rremë
29 Nëntor, 19:16
-
Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, Stoltenberg: Mbështesim Ukrainën, është më pranë leancës! Për Kosovën, i rëndësishëm Asociacioni
29 Nëntor, 18:49
-
Reshje të shumta shiu, ndeshja e Champions League rrezikon të shtyhet (VIDEO)
29 Nëntor, 17:08
-
Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan
29 Nëntor, 15:29
-
Tragjike! Modelja ruse dhe vajza e saj e mitur gjenden të ekzekutuara në një vilë në Turqi
29 Nëntor, 14:04
-
Takim me ministrat e Jashtëm të NATO-s, reagon Blinken: Aleanca atlantike është e bashkuar, diskutuam se si ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor
29 Nëntor, 12:44
-
Ministri suedez: Turqia pret të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO 'brenda javësh'
29 Nëntor, 11:50
-
Ushtria ruse sulmon me 21 dronë dhe 3 raketa Ukrainën
29 Nëntor, 10:52
-
NATO-ja dhe BE-ja zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor
28 Nëntor, 22:30
-
Borrell nga selia e NATO-s: Kosova dhe Serbia të rrisin vullnetin për marrëveshje mes tyre
28 Nëntor, 18:23