Ngatërruan adresën e Kajmakut? Posta Shqiptare i përgjigjet Prokurorisë: Dërgesa u krye brenda 72 orëve, ja kush firmosi

Ngatërruan adresën e Kajmakut? Posta Shqiptare i përgjigjet Prokurorisë: Dërgesa u krye brenda 72 orëve, ja kush firmosi

TIRANË- Pas deklaratës së Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me gjurmët e gishtave të Agim Kajmakut, ku thoshte se është dërguar një kërkesë ku i kërkohet atij të dorëzojë gjurmët duke shtuar se kjo shkresë nuk ka mbërritur ende për shkak se shërbimi postar ka ngatërruar adresë, ka ardhur edhe një reagim nga Posta Shqiptare. Këto të fundit kanë deklaruar se kërkesa e ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme është dorëzuar brenda 72 orëve në destinacion në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash.

Sipas Postës Shqiptare nuk ka ndodhur ngatërresë dhe kërkesa është dorëzuar në adresën e Kajmakut me datë 29 gusht. Më pas në deklaratën e  Postës Shqiptare thuhet se kjo është lehtësisht e verifikueshme pas është në sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës dhe është firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë.

Reagimi i Postës Shqiptare:

"Duke marrë shkas nga publikimet  në media në lidhje me njoftimin e dalë nga Prokuroria e Përgjithshme  për rastin e z. Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, sqarojmë se :

Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme. Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).

Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash. Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë.

Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra:

1. Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës.

2. Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë."
 

Kujtojmë se Kajmaku akuzohet nga PD për një dënim në Greqi, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme gjurmët e gishtave për të verifikuar Kajmakun i ka marrë nga pasaporta  e tij. Ndërkohë në lidhje me deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme ka reaguar edhe PD duke thënë se 'justifikimi' i Prok. Përgjithshme ishte absurd.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja