Aktualisht, Kuvendi po ballafaqohet me problematikën e vendimmarrjes, pasi nuk janë siguruar 80 votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Në fillim të seancës të së enjtes, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi deklarimin e grupeve parlamentare, duke ua bërë me dije deputetëve, se votimi mund të ndodhë vetëm në një rast dhe nëse dështon ratifikimi i marrëveshjes, Kosova do ta humbasë liberalizimin e vizave.
Ndërkohë, para nisjes së seancës, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është gjuajtur me vezë. Një qytetar me emrin Islam Krasniqi ka gjuajtur me vezë në drejtim të Kurtit në shenjë proteste për mos ratifikimin e Demarkacionit.
Pas këtij veprimi Krasniqi është shoqëruar nga policia të cilët e kanë future në oborrin e ndërtesës së Kuvendit. Gjatë kohës që mbahej seanca dhjetëra qytetarë protestonin para parlamentit duke kërkuar votimin e demarkacionit. “Votoni demarkacioni, na nxirrni nga izolimi”, shkruhej në parrullat që mbanin në dorë.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com









