EMRI/ Ngeci në betoniere teksa po e pastronte, vdes tragjikisht shqiptari, pronar i një kompanie ndërtimi në Itali

EMRI/ Ngeci në betoniere teksa po e pastronte, vdes tragjikisht shqiptari, pronar i një kompanie ndërtimi në Itali

Foto ilustruese

Një aksident fatal i ka marrë jetë një shqiptari teksa po punonte në një kantier ndërtimi në Vigevano, në zonën e Pavias në Itali.

Sipas mediave viktimë ka mbetur pronari i një kompanie të vogël ndërtimi, Aleks Palushi, një 44-vjeçar me profesion ndërtues, dhe banues në Vigevano.

Policia bën të ditur se ai po pastronte çimenton që kishte mbetur në betoniere, kur u kap nga helikë e cila përdorej për të përzier betonin dhe u shtyp.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në Corso Torino, teksa ai po punohet për rinovimin e një godine të vjetër. 44-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në vend.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra