Prokurorja e Shkodrës, Besa Nikëhasani, e shkarkuar nga komisioni i Vettingut për mosjustifikim pasurie, kërkon rikthimin në detyrë.
Nikëhasani ka ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, aty ku tashmë është caktuar trupa gjykuese, e cila do të shqyrtojë ankimimin.
Ende nuk ka një datë për seancën ku Nikëhasani do të dalë para Kolegjit, ndërsa gjyqtarët që kanë në dorë fatin e saj janë Kryesues: Sokol Çomo, Relator: Albana Shtylla dhe anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.
Komento