Ngecin punimet për zgjerimin
e rrugës së Elbasanit

Ngecin punimet për zgjerimin<br />e rrugës së Elbasanit
TIRANE - Ngecin punimet për zgjerimin e rrugës së Elbasanit, të cilat u shoqëruan me debate të forta pasi u prenë pemët dhe u zhvendos muri9 rrethues i Pallatit të Brigadave. Ndonëse është mbushur një vit nga nisja e punimeve për zgjerimin e segmentit nga Fakulteti Ekonomik deri në rrethrrotullimin e Saukut, dhe përfundimi i tyre ende nuk duket në horizont.

Zgjerimi i këtij segmenti ka një gjatësi prej vetëm 1.7 km dhe punimet zvarriten nga dita në ditë. Që prej disa kohësh në këtë segment po kryhen punime sa për të thënë.

Aktualisht puna nuk po vijon me kapacitet të plotë, pasi në gjithë aksin punime po bëhen vetëm në një vend, me një numër të ulët punëtorësh dhe në pak orë të ditës. Projekti parashikon ndërtimin e këtij segmenti me 6 korsi 2x8m, me trafikndarëse prej 1.5 m ku është parashikuar dhe gjelbërim si dhe me trotuarë në të dy anët e rrugës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin