Ngelet gjysmë ‘ëndrra angleze’/ Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht, në pranga 2 persona, procedohen penalisht 2 të tjerë

Ngelet gjysmë ‘ëndrra angleze’/ Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht, në pranga 2 persona, procedohen penalisht 2 të tjerë

4 karta identiteti, 1 pasaportë, 3 leje drejtimi

“Ëndrra angleze”, mori fund për 4 persona, pasi 2 prej tyre u arrestuan, ndërkohë që 2 të tjerë do të procedohen penalisht pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Policia kufitare e Rinasit ka bërë të mundur evidentimin dhe “goditjen” e 4 rasteve të tentativës për kalimin e kufirit përmes dokumenteve të falsifikuara.

Si rezultat janë arrestuar në flagrancë i riu me inicialet F. R. 21 vjeç, dhe A.G., 22 vjeç,  të cilët, pasi kanë paraqitur pasaporta shqiptare dhe bileta me destinacion Turqinë, gjatë kontrollit të secilit janë gjetur të fshehura në këllëfët e celularëve, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi sllovene, të cilat pas verifikimit në laborator rezultuan të falsifikuara, si destinacion fillestar kishin Turqinë por më pas ata do të udhëtonin drejt Anglisë.

Pas arrestimit të dy rasteve të para, policia kufitare e Rinasit vazhdojë kontrollet e imtësishme gjatë së cilave u evidentuan edhe dy raste të tjera të ngjashme shkeljesh.

Personi me inicialet N. H., 16 vjeç së bashku me nënën e tij L.H, të cilët pasi paraqitën pasaportën shqiptare dhe biletën me destinacion Turqinë, gjatë kontrollit kontrollit i janë gjetur të fshehura në trup një kartë identiteti dhe një leje drejtimi sllovene, të cilat pas verifikimeve në laborator kanë rezultuar të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale janë Sekuestruar 4 karta identiteti, 1 pasaportë, 3 leje drejtimi të huaja të cilat rezultuan të falsifikuara.  

Policia Kufitare e Rinasit do intensifikojë më tej kontrollet, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , duke bashkëpunuar me autoritetet doganore dhe ato të aeroportit të Rinasit.

Njoftimi i plot i Policisë:

Rinas                            

Evidentohen dhe goditen 4 raste të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, të cilët kishin si destinacion fillestar Turqinë e më pas udhëtimin drejt Anglisë.

Sekuestrohen 4 karta identiteti, 1 pasaportë,  3 leje drejtimi të huaja të cilat rezultuan të falsifikuara.  

Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht të kalimit të kufirit me dokumente të falsifikuara, duke përdorur edhe bazën logjistike bashkëkohore për evidentimin e këtyre rasteve, është bërë i mundur evidentimi dhe goditja e 4 rasteve të tilla. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë, për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" dhe ”Falsifikimi i dokumentave”, shtetasit:  

F. R. 21 vjeç,  dhe A.G., 22 vjeç,  të cilët, pasi kanë paraqitur pasaporta shqiptare dhe bileta me destinacion Turqinë, gjatë kontrollit në vijë të dytë, secilit i janë gjetur të fshehura në këllëfët e celularëve, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi sllovene, të cilat pas verifikimit në laborator rezultuan të falsifikuara.

Gjatë kontrolleve të imtësishme, në bazë të dyshimeve të krijuara, janë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë dhe më pas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

N. H., 16 vjeç, i cili pasi ka paraqitur pasaportën shqiptare dhe biletë me destinacion Turqinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë i janë gjetur të fshehura në trup një kartë identiteti dhe një leje drejtimi sllovene,  të cilat pas verifikimeve në laborator kanë rezultuar të falsifikuara.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasen L. H., e cila udhëtonte me djalin e mitur, me destinacion Turqinë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën të fshehura një kartë identiteti dhe një pasaportë sllovene me foto të ngjashme me djalin e saj, të cilat rezultuan të falsifikuara.  

Policia Kufitare e Rinasit do intensifikojë më tej kontrollet, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , duke bashkëpunuar me autoritetet doganore dhe ato të aeroportit të Rinasit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët

Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët