TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë sërish përgjegjës kryeministrin Edi Rama për shtyrjen e negociatave. Përmes një reagimi në twiterr Basha shkruan se populli është lodhur me justifikime dhe se tani është fakt se Europa e ka refuzuar kryeministrin dhe ai ka dështuar.

"Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar.

Kujt do t'ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë?Për ekonominë e shkatërruar?Kujt do t'ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua.Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë", shkruan Basha.

Postimi i kryedemokratit Lulzim Basha

Ndërsa krahasimit të kryeministrit Edi Rama me fjalët e Donald Tusk dhe Giuseppe Contes, kryedemokrati i është kundërpërgjigjur me sërish me një postim në rrjetet sociale.

"Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë ti mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi", shkruan Basha.

Postimi i kryedemokratit Lulzim Basha