Ngërçi, bllokohen projektligjet
për koncesionet dhe kamerat

Ngërçi, bllokohen projektligjet<br />për koncesionet dhe kamerat
Dy akte ligjore të rëndësishme janë kanë ngecur në parlament për shkak të mosdakordësisë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. I pari është dekreti i Presidentit i cili rrëzon projektligjin e qeverisë për vendosjen e kamerave të sigurisë në ambiente publike e private ku ka grumbullim njerëzish. I dyti është projektligji i sjellë nga LSI për koncesionet, që parashikon miratimin e partneriteteve publik-privat nga Kuvendi. Të dy këto akte do të duhej të ishin miratuar javët e shkuara, por PS dhe LSI nuk po arrijnë konsensus duke stopuar votimin e tyre.

Dekreti
Në seancën e 23 qershorit, përçarja e votave të mazhorancës në Komisionin e Sigurisë për ligjin e kamerave të sigurisë në ambientet publike u zhvendos edhe në seancën plenare. Kundërshtia e LSI-së dhe e PDIU-së për nismën e qeverisë, e ka bërë të pamundur sigurimin  votave të nevojshme për rrëzimin e dekretit të Nishanit, që po ashtu kundërshton këtë ligj. Për këtë arsye, për të shmangur një dështim në votim, në nisje të seancës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka propozuar që dekreti i Presidentit të Republikës për ligjin e sigurisë të hiqet nga rendi i ditës. “Në emër të grupit parlamentar të PS kërkoj që të dalë nga axhenda e ditës së sotme me qëllim që grupet parlamentare ti shqyrtojnë më vëmendje edhe vërejtjet që ka bërë Presidenti dhe me qëllimin e mirë që ligji të miratohet në një moment të dytë. Prandaj kërkoj daljen nga axhenda e ditës së sotme dhe ta shqyrtojmë në javët që vijnë”,-tha Ruçi.


 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Për Bubulinën, apo për heroinën?