Ngërçi, KQZ ende pa rregullore
duhen 5 vota për ta miratua

TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon që të funksionojë si i tillë pa një rregullore të brendshme të këtij institucioni. Kjo për arsye se votimi i ndryshimeve që janë propozuar pak kohë më parë se të jepnin dorëheqjen anëtarët e propozuar nga e majta parlamentare, kërkon 5 vota për t`u miratuar.

Lidhur me këtë rregullore u paraqitën dy drafte një nga administrata e KQz si dhe një nga ish-nënktyrtari Denar Biba dhe ish-anëtarja, Albana Shtylla. Drafti i hartuar nga ana e administratës së KQZ-së, e cila pretendon se ka marrë në konsideratë mendimet e Komisionit të Venecias, ka patur përplasje që në fillim, pasi Kodi Zgjedhor kërkon një rregullore të re.

Pika ku nuk janë pajtuar palët ka qenë pikërisht propozimi i Komisionit të Venecias, i cili parashikonte që aktet dhe shkresat e KQZ të firmosen jo vetëm nga kryetari i këtij institucioni, por edhe nga nënkryetari.

Në këto kushte, kundërfirma e çdo vendimi të KQZ-së nga nënkryetari si dhe informimi i tij për çdo korrespondencë që Lefteri Lleshi ka me institucionet e tjera, ka qenë një molla e sherrit mes anëtarëve të KQZ.

Miratimi i kësaj rregulloreje kërkon një shumicë të cilësuar të votave. Që të kalojë në KQZ ai duhet të votohet nga të paktën 5 anëtarë të KQZ.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi