Ngërçi, BE: Zgjidheni sa më shpejt, Shqipëria ka nevojë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Ngërçi, BE: Zgjidheni sa më shpejt, Shqipëria ka nevojë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic

TIRANE - Bashkimi Evropian u bën thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i interpretimit mbi përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet sa më shpejt dhe të qartësohet kjo çështje.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, i tha Report Tv se Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një Gjykate Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kocijancic tha se zgiidhja e kësaj çështjeje është thelbësore për popullin shqiptar dhe për efektivitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, si edhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE.

"U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që ky konflikt interpretimi të zgjidhet sa më shpejt dhe të jepet qartësi mbi përbërjen e Gjykatës Kushtetuese. Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një Gjykate Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Është thelbësore për popullin shqiptar dhe për efektivitetin e shtetit ligjor në Shqipëri. Dhe është gjithashtu thelbësore që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit në BE", u shpreh Koçijancic.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës