Ngërçi me dekretet, Patozi ironizon: Pse të mos kemi 3 gjykata Kushtetuese?

Ngërçi me dekretet, Patozi ironizon: Pse të mos kemi 3 gjykata Kushtetuese?

Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka ironizuar ngërçin në krijimin e Gjykatës Kushtetuese pas dekretit të Presidentit ditën e sotme për të emëruar Marsida Xahferllarin.

"Hahaha. Çfarë shteti qesharak! Kishim dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese fare, kurse tani, me sa duket, do të kemi dy të tilla njëherësh. Njërën, sipas Edi Ramës, dhe tjetrën, sipas Ilir Metës.

E sigurt është se që të dyja po ngrihen për të mbrojtur interesin publik, ndaj dhe protagonistët duhen falenderuar me gjithë zemër për kontributin dhe sakrificën.

Problemi i vetëm që ka dalë është se pse të mos kishim edhe një Gjykatë Kushtetuese tjetër, sipas Lulzim Bashës. Me këtë rast, ekuilibri do të ishte i plotë, por edhe suksesi i garantuar' shkruan Patozi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja