Eduard Prodani, kryetari i shoqatës rajonale të futbollit Tiranë, tashmë i njohur edhe nga federata, ka organizuar të mërkurën një asamble të jashtëzakonshme, duke zgjedhur 6 delegatë me të drejtë vote për zgjedhjet e FSHF-së më 15 mars. Nga 41 anëtarë që ka gjithsej shoqata, në asamble ishin 21, duke plotësuar kourimin e nevojshëm.
“Me ndërhyrjen e organeve të drejtësisë dhe të gjitha çështjete e tjera që u ngritën në procesin zgjedhor të federatës rezultoi se shoqata e futbollit Tiranë mbeti e papërfaqësuar. Kjo është e papranueshme sepse shoqata e Tiranës përfaqëson futbollin e bazës në Shqipëri dhe do ishte vërtet fatkeqësi nëse Tirana nuk do kishte zërin e saj,”-u shpreh Eduard Prodani, kryetar i shoqatës së futbollit Tiranë.
Pasi gjykata u shpreh për kryetarin e shoqatës së Tiranës, duke cilësuar si të manipuluar asamblene e 24 janarit të organizuar nga FSHF dhe duke legjitimuar atë të thirrur nga Erion Veliaj, nuk ishte e qartë se kush do ishin delegatët. Për këtë pritet të ketë një përplasje, pasi në asamblenë e 2 marsit FSHF pranoi delegatët e 24 janarit ku Alimehmeti u zgjodh kryetar dhe gjykata i shpalli të manipuluara.
“Natyrisht këto prorpozime do ia përcjellim menjëherë federatës shqiptare të futbollit dhe shpresojmë shumë që ata të vendosin me pjekuri dhe me një këndvështrim për interesin e përgjithshëm të futbollit dhe jo interesat e ngushta zgjedhore,”-deklaroi Eduard Prodani, kryetar i shoqatës së futbollit Tiranë.
6 delegatët e zgjedhur në asambenë e jashtëzakonshme të shoqatës së Tiranës janë Ergys Kadiu, Adi Balla, Adriatik Delimurati, Xhek Alushi, Alban Miftari dhe Endrit Agushi.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.3%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 2432
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'
22 Dhjetor, 19:07
-
Superliga, fillon sot akti i fundit për 2024! Ndeshjet në tre ditë, dy duele kyçe
20 Dhjetor, 11:16
-
Dhunë në futbollin e femrave, Disiplina pezullon 15 ndeshje drejtoreshën e Gramshit, goditi lojtaret e Partizanit
19 Dhjetor, 18:11
-
'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania
18 Dhjetor, 14:52
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor, 16:41
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor, 21:08