Ngërçi me Këshillin e Emërimeve
Kuvendi i kthen përgjigje Nishanit

Ngërçi me Këshillin e Emërimeve<br />Kuvendi i kthen përgjigje Nishanit
Kuvendi i Republikës i ka kthyer përgjigje Presidentit Nishani lidhur me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
 
Anëtarët e kësaj strukture të re duhet të zgjidhen nga kreu i shtetit  brenda datës 15 gusht, por për aq kohë sa ligji për qeverisjen e gjyqësorit nuk është votuar ende në kuvend, krijohet një ngërç institucional.
 
Në përgjigjen e tij Kuvendi i sugjeron kreut të shtetit ushtrojë kompetencën e tij në mënyrë substanciale, që do të thotë se ai duhet të presë miratimin e ligjit përkatës, ku detajohen kriteret për të cilat flet Kushtetuta.
 
Ky ligj i ri cili pritet të votohet në të njëjtën seancë me ligjin e Vettingut dhe Byronë e Hetimit do të jetë gati për t’iu shpërndarë anëtarëve të komisionit ditën e hënë. Ndërkohë takimet e Presidentit për këtë cështje me grupet parlamentare do të zhvillohen të martën.

kuvendi


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois