Kuvendi miratoi me 84 vota pro formulën e re për pagat e magjistratëve, por përplasja me institucionet e drejtësisë mbetet e hapur. Enkelejd Alibeaj, ish-deputet tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se KLGJ apo KLP nuk vendosën papritur për rritjen e pagave. Nga ana tjetër ai theksoi se Kuvendi ka të drejtë të vendosë me ligj të caktojë piramidën e pagave të magjistarëve.

“Nuk ka vendosur KLGJ apo KLP pagën, ata nuk u ngritën në një ditë të bukur dhe të vendosnin një pagë siç donin ata. Gjykata Kushtetuese ka thënë këtë gjë: sistemi i pagave i miratuar në korrik 2023 deri në korrik 2026 ka një defekt kushtetues, është një sistem pagash që ulte pagat e magjistratëve krahasuar me sistemin e mëparshëm. Gykata Kushtetuese ka krahasuar sistemin e mëparshëm me atë të tre viteve të fundit. KLGj dhe KLP konstatuan se Kuvendi nuk e plotësoi boshllëkun të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Që do të thotë që ata kanë zbatuar me korrektesë standartin e mëparshëm që Gjykata Kushtetuese ia kishte identifikuar

KLGJ nuk kanë vendosur vetë, po pyetja është Kuvendi çfarë të drejte ka që vendos? Kuvendi ka të drejtë të vendosë me ligj të caktojë piramidën e pagave të magjistarëve. Parlamenti ka të drejtë të ndërhyjë për pagat, por kurrsesi më të ulët”, tha Alibeaj.

Alibeaj shtoi se magjisttatët nuk kanë për të pranuar kurrë të ulen në tryezë me kryeministrin Rama, pasi ata nuk janë negociatorë. Sipas Alibeaj deputetët e mazhorancës votuan në ‘errësirë të plotë’ në seancën plenare.

“Mund të them që ligji i miratuar dje nuk ndryshon aspak nga ligji që ishte. Nga ana e parlamentit dhe qeverisë është marrë një trajktore një përplasje me pushtetin gjyqësor, është një rrënim i premtimeve të mëdha kushtetuese në 2016.  Konflikti nuk zgjidhet me statuset që bën në rrjete sociale. Varianti i miratuar dje nuk është ai i 31 korrikut, është ndryshe. Kriza nuk zgjidhet me atë që thotë Rama sot hajde të ulemi. Ata nuk janë negociatorë. Ata janë të cenuarit dhe duan zgjidhjen. Nëse nuk janë të kënaqur me këtë ligji rruga është gjykata kushtetuesë. Nuk takohen ata me kryeministrin. U takuan madje ata me deputët dje po  si përfilli kush, as i dëgjoi kush. Gjyqtarët ishin më të shqetësuar për financat e shtetit sesa depuetët e mazhorancës që ia fshehën amendamentet dhe i votuan në errësirë të plotë”, tha ai.

Në fund të intervistës ai tha se nuk duhet që me një ligj të ri të bësh një sistem page i cili të jetë më pak sesa standardi i vendosur nga Rama dikur në 2017 dhe konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese në 2026.

“Ne mund të bëjmë një ligj, 2 apo tre, ligje, por ajo se çfarë dua të shpjegoj këtë problem: sepse deri në 2023 atëherë kur magjistarët ishin të kënaqur me pagat e tyre sepse edhe Rama ishte i kënaqur sepse u bë reforma në drejtësi. Referenca, sistemi i pagës së magjistratëve ishte paralel ankorohej te paga e administratës së lartë ekzekutive, drejtori i departamnentit ose i drejtorisë në kryeministri. Në këtë pikë është logjike atë trajtim financiar që i bëhet administratës së lartë ekzekutive duhet ta kenë edhe magjistrtatët. Në 2023 rritej paga e tyre dhe rrinte në vend paga e magjistratëve. Nuk duhet që me një ligj të ri të bësh një sistem page i cili të jetë më pak sesa standardi i vendosur nga Rama dikur në 2017 konfirmuar nga Gjykata kushtetuese në 2026. Një gjyqësor i mirëpaguar është një garanci për të mos qenë i korruptuar dhe i pavarur”, përfundoi ai.