Ngërçi në dialog, Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë se po mohon marrëveshjen e Brukselit

Ngërçi në dialog, Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë se po mohon marrëveshjen e Brukselit

Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Qeveria e Kosovës po e akuzon Serbinë se po mohon Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të arritur në vitin 2023 për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Në ekzekutiv thonë se Serbia vazhdimisht po e shpërfaqë qasjen e saj agresive ndaj Kosovës, duke përmendur miratimin së fundmi të dy ligjeve nga Serbia që shkelin sovranitetin e Kosovës. Në anën tjetër, këto veprime të Serbisë, por edhe zgjedhjet në Kosovë, faza e tranzicionit të konstituimit të strukturave të reja në Bashkimin Evropian dhe administratës së re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Partinë Demokratike të Kosovës dhe analistë politikë, janë dëshmi se nuk do të ketë asgjë konkrete në dialog në muajt në vijim.

Në fillim të muajit nëntor, Serbia miratoi ligjet për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe për ta shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

Këto veprime u kritikuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilat thanë se ato shkelin qartazi detyrimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën për normalizimin e raporteve.

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, thotë për KosovaPress, se këto veprime të Serbisë që shkelin marrëveshjen e arritur, duhen dënuar me ashpërsinë më të madhe nga BE-ja.

Në anën tjetër, sekretarja organizative e PDK-së, Vlora Çitaku, tha për KosovaPress, se Serbia vazhdimisht ka pasur qasje destruktive në dialog. Mirëpo, sipas saj, institucionet në Kosovë duhet ta kërkojnë dhe ta duan përfundimin e këtij procesi dialogues me marrëveshje finale, ku përfshihet njohja reciproke.

Pavarësisht kësaj, ajo shton se zgjedhjet në Kosovë dhe rrethanat ndërkombëtare, dëshmojnë se ngërçi në dialog do të vazhdojë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa në mars të po atij viti për aneksin e zbatimit të saj, por deri më tani kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fredi: 10/11/2024 20:48

    Që Serbia është e ndyrë dihet por Abin Kurti dhe qeveria e tijë janë më të ndyrë sepse mardhëniet e tyre me SHBA,BE dhe me Shqipërinë janë skandaloze...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

‘Lufta’ tregtare, Kina përgatitet për negociata me SHBA 

‘Lufta’ tregtare, Kina përgatitet për negociata me SHBA