Ngërçi në KQZ, Moisiu: Të
ndërhyjë Presidenti Nishani
Ish-presidenti Alfred Moisiu i ka bërë apel presidentit në detyrë Bujar Nishani, të mbledhë krerët e partive politike për të zgjidhur ngërçin që ka kapluar KQZ-në.
TIRANE- Ish-presidenti Alfred Moisiu i ka bërë apel presidentit në detyrë Bujar Nishani, të mbledhë krerët e partive politike për të zgjidhur ngërçin që ka kapluar
KQZ-në.
“Në qoftë se vërtet do ta lënë KQZ në këtë mënyrë, atëherë nuk e di se kush do t’i certifikojë zgjedhjet sepse këtë punë nuk mund ta bëjë kolegji zgjedhor dhe në një intervistë që dhashë te “A1 Report”, unë thashë që Kolegji Zgjedhor duhet që vendimet që merren me shumicë të cilësuar në KQZ, duhet t’i refuzojë, jo të merret me to, se s’ka të drejtë të merret. Po bën shkelje ligjore që merret me to”, tha ish-presidenti Moisiu.
Ndërsa vijoi “Ato janë veprime administrative dhe nuk mund të hyjnë në kanale gjyqësore, pa kaluar periudhën e duhur të pjekjes administrative. Presidenti duhet të ndërhyjë se s’bën. Duhet të kontaktojë me kryetarët e forcave politike e të bisedojë me ta seriozisht”.
Ish-kreu i shtetit tha më tej se përgjegjësinë për krijimin e kësaj situate e kanë të dy palët politikë, ndërsa e ka cilësuar vendimin e mazhorancës për shkarkimin e Muhos antiligjor dhe të dhunshëm.
“Unë ngarkoj me përgjegjësi të dyja forcat politike kryesore edhe mazhorancën edhe opozitën, por sigurisht që përgjegjësinë më të madhe e ka mazhoranca për vetë faktin se mënyra e shkarkimit të Muhos ka qenë një gjë që nuk mund të argumentohet në mënyrë ligjore në asnjë mënyrë. Ndërsa shkarkimi i Muhos ishte i dhunshëm”, u shpreh ish-presidenti Moisiu.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44