I ftuar në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga, kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se për krizën politike në vend po përdoret si pretekst Gjykata Kushtetuese. Ai tha se roli i Metës është i pakuptimtë pasi ai nuk ka reaguar as në kriza më të mëdha se kjo, siç ishte rasti i daljes së opozitës nga parlamenti.
"Në optikën time unë nuk mendoj se është vetëm Gjykata Kushtetuese në thelbin e kësaj krize. Ajo thjesht po përdoret si pretekst. Nuk është arsyeja e vërtetë sepse ka pasur gjëra më të rënda se kjo. Po marr shembullin e ikjes së opozitës nga parlamenti e cila është më e rëndë se marrja e një anëtari të kushtetuese dhe Meta nuk luajti ndonjë rol për atë çështje. Qeveria duhet të marrë përsipër sundimin me arrogancë dhe opozita të mbajë përgjegjësi për djegien e mandateve. Në rast se kjo nuk ndodh ne do biem në një krizë tjetër. Ne nuk do dalim dot nga spiralja", u shpreh Patozi.
Patozi ironizoi takimet e liderit demokrat Lulzim Basha duke thënë se teksa Meta bën thirrje popullit që të kapin armët, Basha duhet të rreshtohet krah tij për të përballuar këtë situatë të 'vështirë'.
"Kur presidenti thotë këtu po bëhet nami, lideri i opozitës është duke folur me fermerët. Kur Meta thotë duhet të marrim armët, Basha minimumi duhet të linte fermerët dhe t'i dilte në krah. Thelbi i kësaj krize është kryetarokracia. Jemi në Republikën e kryetarëve ku kryetari më i keq është kryeministri. Ne kemi marrë një tatëpjetë pas 2009. Shqipëria ka hyrë në kriza të pashembullta. Provat janë dhënë", deklaroi Patozi.
Lajmi kryesor:
Ngërçi në Kushtetuese/ Ironia e Patozit: Krizë e 'fabrikuar'! Kur Meta thotë të marrim armët, Basha del takon fermerët (VIDEO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3090
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
'Bie' Holta Zaçaj, kolegët në Kushtetuese votojnë që mandati t'i përfundojë më 10 mars 2025
23 Dhjetor, 16:04
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
22 Dhjetor, 08:07
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor, 15:05
-
Ripërtëritja e Kushtetueses/ Syri kërcënon anëtarët e Gjykatës: Burg nëse ndërprisni mandatin e gruas së Andi Bejtjes, shefit të lajmeve te Syri Tv
17 Dhjetor, 16:47
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor, 16:18
-
Kriza me Gjykatën Kushtetuese, Karaj: Zaçaj ka firmosur mandatin e lënë nga Vitore Tusha deri në mars! Flogert Muça: Amerikanët nuk kanë reaguar, ky është mesazhi!
16 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Përplasja e Gjykatës së Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë
16 Dhjetor, 21:53
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor, 14:43
-
Gjykata e Kushtetuese shtyn vendimin për Holta Zaçaj! I jep kohë kryetares të paraqesë opinionin e vet
16 Dhjetor, 14:13