TIRANË - Kryetarja e grupit parlamentar të djathtë, Rudina Hajdari takoi këtë të shtunë presidentin Ilir Meta, ku thotë se i kërkoi të ndalë lojën e vjetër politike që sipsa saj ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë, duke ju referuar këtu ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Duke thënë se këtë kërkesë do ja bëjë së shpejti edhe kryeministrit Edi Rama, Rudina Hajdari duket të ketë marrë kështu, rolin e "negociatores" mes palëve, ku presidenti po sulmon mazhornacën dhe kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si ushtar të partisë në funksion të procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Kushtetueses.
Kreu i shtetit ka paralajmëruar se një nga rrugët që i ka mbetur popullit janë të marrë armët, ndërsa paralajmëroi se do të nisë takime me krerët e partive jo parlamentare. Aktualisht kjo përplasje krijuar ngërcin që në një vend vakant në Gjykatën kushteutese te jenë emëruar dy gjyqtare.
"I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre.
Për 29 vite me rradhë, kjo klasë politike i ka dobësuar e delegjitimuar qëllimisht institucionet, në mënyrë që i vetmi autoritet në vend të ishin kryetarët e dy apo tre partive. Prandaj për 29 vite Shqipëria ka parë shumë krim dhe aspak ndëshkim.
Ka ardhur koha që kjo të marrë fund.
Vendi, sot më shumë se kurrë, ka nevojë jo për burra që hiqen si të fortë para kamerave, por për institucione të forta të cilat japin drejtësi për të gjithë, të varfër apo të pasur, me apo pa pushtet.
Ka ardhur koha që vendin ta qeverisin institucionet, ligji dhe kushtetuta", shkruan Hajdari.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3337
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita! Bardhi: Fitore politike e tij! Meta nga burgu: Urime
27 Nëntor, 11:29
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor, 10:48
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
po cafre stature politike e oratori e ke fjalen, te dish te flasesh si rama,berisha, meta, kta faqe Zi qe e kan majt peng ky popull tash 30 vjet eh mor dial...na kan drejtu komunistat tash 75 vjet e ja kan shit grekut e turkut e shkjaut venin tone
PërgjigjuNuk ka negociata ne dem te drejtise
PërgjigjuPo ca negociatore. Kjo nuk ka as stature politike, as oratorine. Zonja duhet ende te tregoje veten.
PërgjigjuE sakte. Mjafton qe hajduti nga Skrapari te bente detyren e te zgjidhte nga lista sic parashikohet
Përgjigju