Ngërçi për KED, Nishani do të
hapë procesin brenda 16 gushtit

Presidenti i Republikës Bujar Nishani pritet të ushtrojë kompetencën e tij Kushtetuese për çeljen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
 
Pas konsultimeve me konstitucionalistët dhe me partitë politike parlamentare, mësohet se kreu i shtetit do të çelë procedurën brenda datës 16 gusht, në zbatim amendamenteve Kushtetuese.
 
Burime nga presidenca bëjnë me dije se kreu i shtetit do ti referohet pikërisht nenit 149 të kushtetutës që përcakton që këshilli emërimeve përzgjidhet me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore.
 
Pikërisht ky parashikim kushtetues që përjashton nga shorti gjyqtarët e prokurorët me masë disiplinore mund të jetë edhe filtri që do të përdore kreu i shtetit për të ushtruar kompetencën e tij kushtetuese.
 
Ky veprim ndërmerret në kushtet kur mungon ligji për vlerësimin e kandidatëve që bëhen pjesë e sistemit e që duhet të kalojë në komisionin e posaçëm e më pas në Kuvendin.
 
Një ditë më parë hynë në fuqi amendamentet kushtetuese ndërsa Presidenti i Republikës sipas parashikimeve kushtetuese duhet që brenda 5 ditëve të hapë shortin për 9 anëtarët e këshillit të emërimeve në drejtësi.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua