Ngërçi politik në shtetin më të varfër të BE, bullgarët të dielën votojnë për të pestën herë brenda 2 viteve për të zgjedhur qeverinë

Ngërçi politik në shtetin më të varfër të BE, bullgarët të dielën votojnë për të pestën herë brenda 2 viteve për të zgjedhur qeverinë

Sofje, Bullgari

Të dielën bullgarët u drejtohen qendrave të votimit për të pestën herë brenda dy viteve. Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare të përgjithshme mes paqëndrueshmërisë politike dhe problemeve ekonomike në vendin më të varfër të Bashkimit Europian.

Anketuesit presin që lodhja e votuesve dhe mosbesimi në vullnetin e politikanëve për të luftuar korrupsionin, do të sjellë një pjesëmarrje të ulët dhe një parlament më të përçarë që do të përballet sërish me një betejë të vështirë për të formuar një shumicë qeverisëse të qëndrueshme.

Çdo hezitim për të shkuar në qendrat e votimit mund të nxitet gjithashtu nga një seri kërcënimesh me bomba të kohëve të fundit që çuan në mbylljen e qindra shkollave ku janë vendosur qendrat e votimit për të dielën.

Ekspertët e sigurisë kibernetike ia atribuan kërcënimet grupeve të hakerëve të përfshirë në sulme hibride, me shumë gjasa të lidhura me Rusinë dhe thanë se ato kishin për qëllim të krijojnë një gjendje frikë në Bullgari duke pakësuar pjesëmarrjen e votuesve.

Pavarësisht konsensusit bazë që Bullgaria duhet të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka mosmarrëveshje në masën në të cilën Sofja duhet të mbështesë Ukrainën në luftën me Rusinë. Kjo ka bërë që shumë vëzhgues që quajnë Bullgarinë si ‘lidhjen më të cenueshme të NATO-s ndaj ndikimit rus’.

Analistët mendojnë se lufta, inflacioni dhe një përçarje në rritje midis kampeve pro-ruse dhe pro-evropiane mund të shtyjë më shumë bullgarë të votojnë për partitë nacionaliste dhe pro-Moskë të dielën.

Shpresat për zbatimin e reformave të shumëpritura kundër korrupsionit u shuan qershorin e kaluar, kur qeveria pro-perëndimore e kryeministrit Kiril Petkov u rrëzua me mosbesimin në parlament pas vetëm gjashtë muajsh në pushtet. Petkov më pas pretendoi se Moska kishte përdorur taktika të "luftës hibride" për të rrëzuar qeverinë e tij.

Në shkurt, presidenti Rumen Radev shpërndau parlamentin dhe caktoi datën për zgjedhjet e parakohshme pasi gjashtë përpjekjet për të formuar një qeveri kishin dështuar.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se shanset për një fund të menjëhershëm të ngërçit politik janë të ulëta.

Një qeveri e qëndrueshme mund të formohej vetëm nga dy formacionet kryesore politike në koalicion, por Borisov është një figurë përçarëse, e akuzuar gjerësisht për korrupsion nga kundërshtarët e tij.

Partia e Petkov refuzon çdo marrëveshje koalicioni me GERB-in nëse Borisov mbetet në krye të saj dhe propozon një qeveri të pakicës me mbështetjen e GERB - e cila nga ana tjetër e hedh poshtë idenë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit