Ngjarja e rëndë me 4 të plagosur në Ferizaj/ Policia arrestoi personin e gabuar, vetëdorëzohet sot autori

Ngjarja e rëndë me 4 të plagosur në Ferizaj/ Policia arrestoi personin e gabuar, vetëdorëzohet sot autori

Foto ilustruese

Kosovë-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën e 11 nëntorit në Ferizaj të Kosovës, ku një person plagosi me thikë katër qytetarë kalimtarë të rastit.

Të plagosur rëndë mbetën dy vajza të mitura (një prej tyre vetëm 10 vjeç) dhe dy djem të moshave 29 dhe 32-vjeçare.

Sipas mediave në Kosovë i dyshuari Fadil Islami është ndaluar për 48 orë si i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë, i cili ka kryer më herët veprën penale të vrasjes.

Fillimisht është arrestuar Ekrem Sadiku që i ka përngjarë profilit të të dyshuarit kryesor, por më vonë është liruar, ndërkohë që sot është vetëdorëzuar autori 62 vjeçar

Klan Kosova raporton se ai ishte dënuar me 15 vjet burgim për vrasjen e gruas së tij dhe ishte liruar nga burgu vetëm disa javë më parë.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin