Ngjarja e rëndë në Cetinjë me 7 të vrarë, kryeministri malazez shpall 3 ditë zie: Thirrje publike për rekrutim shtesë në radhët e policisë

Ngjarja e rëndë në Cetinjë me 7 të vrarë, kryeministri malazez shpall 3 ditë zie: Thirrje publike për rekrutim shtesë në radhët e policisë

Kryeministri malazez Millojko Spajiç

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajic ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Cetinjë ku 7 veta mbetën të vrarë pas një sherri në një tavernë. Autori i 7 vrasjeve dhe 4 plagosjeve Aco Martinoviq është ende në kërkimn nga policia.

Spajiç thotë se do mbahen 3 ditë zie dhe shumë aktivitete janë anulluar në këtë fillim viti në shtetin fqinj. Ndërkohë bëri dhe një thirrje publike për rekrutim shtesë në radhët e policisë.

Fjala e kryeministrit malazez:

Lajmi nga kryeqyteti mbuloi me të zeza vendin tonë. Ky akt i pakuptimtë shkaktoi pikëllim dhe hidhërim të pamasë tek secili prej nesh. Nuk ka fjalë ngushëllimi. Në komunikim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Drejtorisë së Policisë mora garanci se po bëjnë absolutisht gjithçka për të nxjerrë para drejtësisë autorin e këtij krimi të rëndë.

Ushtria e Malit të Zi do t'i bashkohet policisë në kërkim.

Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve sonte.

4 të lënduar rëndë ndodhen në QKGK ku kanë në dispozicion të gjithë kujdesin mjekësor në QKG, mjekët aktualisht po luftojnë për jetën në tavolinat e operacionit.

Në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të shqyrtojmë urgjentisht të gjitha opsionet, përfshirë ndalimin e plotë të armëmbajtjes. Armët nuk duhet të jenë në rrugë dhe në duart e atyre që mund të dëmtojnë të tjerët.

Prandaj do të kërkoj nga drejtuesit e sapoemëruar të sektorit të sigurisë që nga nesër të ofrojnë zgjidhje për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë. Thirrja publike për rekrutimin urgjent të një numri shtesë policësh do të shpallet në ditën e parë të punës, pa pritur opinionin e KE-së dhe Këshillit të Evropës, kështu që urgjencën do ta shpjegojmë më vonë.

Edhe një herë i bëjmë thirrje të gjitha komunave që të anulojnë të gjitha koncertet sonte. Qeveria ka marrë vendim në seancë urgjente – nga nesër në vendin tonë do të jetë tri ditë zie.


Lajmi kryesor:

Mali i Zi/ Masakër në Cetinje, vriten 10 persona pas një sherri, mes tyre dy fëmijë, 4 të plagosur! Policia në kërkim të autorit (EMRI+FOTO)


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Lara Colturi mrekullon në Botërorin e Skive, renditet e dyta

Lara Colturi mrekullon në Botërorin e Skive, renditet e dyta