MOSKE - Një seri shpërthimesh në qiellin e Uraleve, ngjalli panik dhe frikë në 6 qytete të mëdha të Rusisë mëngjesin e sotëm. Mediat ruse raportuan se shpërthimi i një meteori shkaktoi dëme të mëdha, dritaret u thyen dhe celularët nuk punuan më. Çatia prej 600m2 e një fabrike zinku, u shemb e tëra.
Mediat ruse çdo minutë përditësuan lajmin duke shtuar dhe numrin e të lënduarve. Ndërkohë numri i të plagosurve ka arritur në 1200 persona.Midis të plagosurve gjenden edhe 82 fëmijë dy prej të cilëve ndodhen në terepi intensive.
Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur shqetësimin duke kritikuar faktin që kjo ngjarje duhej të ishte paralajmëruar si dhe bëri thirrje që të ndihmoheshin sa më shumë qytetarët. Ndërkohë Kryeministri Dimitri Medvedev ka komentuar se kjo është prova që jo vetëm ekonomia është me probleme por i gjithë planeti.
Informacionet e fundit të Ministrisë së Brendshme ruse deri në orën 13:00 flisnin për 524 të lënduar mes tyre 82 fëmijë, dy persona në terapi intensive. Më pas, në orën 14: 48, ky numër u rrit në mbi 900 të plagosur, 159 prej tyre ishin fëmijë.
Rreth orës 19:00 numri i të lënduarve nga shiu meteorik ka arritur në 1200 persona.
Shpërthimet në ajer kanë qënë aq të fuqishme sa kanë shkaktuar dëme materiale nëpër banesa dhe panik. Videot amatore treguan rënien e meteorit nëpër qellin e rajonit lindor të Chelyabinsk-it, ku lanë gjurmë të madhe të tymit dhe një dritë intesive. Disa meteoroitë, pjesë të meteorëve, kanë rënë në një rajon me popullim të rrallë, pjesë e rajonit i cili gjendet në pjesën lindore të Malit Ural, afër Kazakistanit.
Dëshmitarët treguan se kishin ndjerë një presion shtytës dhe shpërthime mbi kokat e tyre teksa objektet nga lart përplaseshin në tokë. Fenomeni atmosferik u regjistrua në qytetet e Chelyabinsk, Yekaterinburg,Tyumen dhe në veri të Kazakistanit.
Akademia shkencore ruse tha se meteori peshonte 10 tonë dhe kishte hyrë në atmosferën e tokës me një shpejtësi prej 14.752 m/sek (33,000mph)- 15 herë më të madhe se të një plumbi pistolete dhe kishte shpërthyer 32 milje, afro 20 km, larg tokës. Meteorët zakonisht shkaktojnë një shpërthim zanor kur hyjnë në atmosferë sepse ata ecin me shpejtësi më të madhe se zëri. Ministria e Mbrojtjes thotë se ka identifikuar një krater 6 metra të thellë afër një liqeni në rajon dhe ka dërguar ushtarët për të parë efektet

(Foto: Drita e meteorit)

(Foto: Krateri i shkaktuar nga meteori)
Në Chelyabinsk, zona më e goditur, dëshmitarët thanë se shpërthimi ishte aq i lartë se ai i ngjante një tërmeti dhe rrufeje; në të njëjtën kohë, shtëllunga tymi përshkuan qiellin. Të tjerë thanë se kishin parë edhe objekte të djegura të binin në tokë.
Policia në rajonin e Chelyabinsk-ut është në gadishmëri të lartë dhe mësohet se ka një plan të emërtuar 'Kalaja' për të shmangur pasojat.
Sipas një burimi të pakonfirmuar meteorët u diktuan nga një njësi e mbrojtjes ajrore në bazën Urzhumka pranë Chelyabinsk. Fragmente të meteorit kanë shpërthyer në një lartësi prej 20 kilometra.
DEMTIMI I FABRIKES, SHEMBET ÇATIA 600 m2
Zona më e prekur nga meteorët është qyteti Chelyabinks. Aty raportohen se është numri më i madh i të plagosurve. Sipas raporteve të para, nga përplasja me murin e një fabrike zinku, u shkëput lidhja telefonike dhe e internetit të qytetit. Ministria e Emergjencave njoftoi se 20 mijë punëtorët e rrezikuar u larguan. Tri helikopterë u dërguan për të mbikqyrur zonën dhe përcaktuar dëmet e mundshme. Rreth orës (09:20) zyrtarët rusë, të cituar nga AFP, bënë të ditur se mbi 250 vetë janë plagosur dhe 3 prej tyre, më rëndë.

(Foto: Fabrika e shembur nga meteori)
ÇFARE ESHTE METEORI
Një meteor është një copë e shkëputur nga objekte hapësinore të tilla si asteroide apo kometa, me madhësi fare të vogël deri dhe gjigand. Kur një meteor bie mbi tokë, kalimi i tij në atmosferë shoqërohet me djegie dhe një fashë drite, duke formuar kështu një top të zjarrtë të njohur si meteor ose yll në rënie.

(Foto: Xhamat e thyera te ndertesave)
EKSPERTJA NE TV A1 REPORT!: METEORËT TË PARASHIKUESHËM, PAKUJDESI E RUSISË
Në një bisedë në studion e A1 REPORT, me gazetaren Mira Kazhani, Genta Rexha, Inxhiniere aero hapësinore ngre pikëpytje në faktin e mos parashikimit të rënies së meteorëve. Sipas saj eksizstojnë programe shumë të sakta të cilat parandalojnë dicka të tillë ose arrijnë që të devijojnë rënien e tyre në zona të pabanuara.
“Meteorët janë të parashikuar. Një fenomen i tillë mund të jetë lejuar ndoshta edhe për të krijuar idenë se ekzistojnë jashtëtokësorët.” Ajo shprehet se është shqetësuese fakti që meteorët kanë mbërritur shumë pranë tokës, pasi lëvizja e tyre është e përllogaritur në mënyrë tepër ekzakte dhe dyshon që një fenonem i tillë mund të ndodhte në Amerikë.
/Shqiptarja.com

Në mbrëmje asteroidi i afrohet tokës