U plagosën me armën e policit brenda në Urgjencën e Fierit/ Dalin emrat e familjeve në sherr, 5 në pranga (VIDEO)

FIER- Detaje të reja kanë dalë në skenë nga sherri i nisur në Levan të Fierit mes dy familjeve që më pas përfundoi me plagosjen e 5 personave me mjete prerëse, sende të forta e deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Report Tv mëson se konflikti ka nisur për motive banale mes familjes Zhapa dhe Braçe ku më pas kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy prej të cilëve Gentian Zhapa dhe Aldo Zhapa janë plagosur me sende të forta (kushërinj të parë me njëri-tjetri) dhe janë në pavionin e kirurgjisë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë me mjete prerëse janë Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj.

Po ashtu nga ky konflikt ka mbetur i plagosur edhe Aleksandër Zhapa (babai i Gentian Zhapës). Aleksandër Zhapa është plagosur në ambientet e brendshme të spitalit Rajonal të Fierit, ku autori D.Braçe i ka marrë armën nga brezi një efektivi policie dhe ka qëlluar mbi Aleksandër Zhapën duke e lënë të plagosur.

Policia e Fierit së bashku me FNSH kanë bërë të mundur rrethimin e menjëhershëm të spitalit dhe kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri D.Braçe ndërsa është arrestuar edhe B.Braçe.  Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar edhe  Aleksandër Zhapa., 51 vjeç, banues në Ferras, E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë si dhe Aldo Zhupa., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Për sa u përket të plagosurve deri më tani janë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërsa Policia e Shtetit ka ngritur një grup hetimor të posaçëm për të zbardhur konfliktin e plotë mes dy familjeve që çoi në përplasjen e armatosur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:35
Sherri në Fier/ Arrestohen 5 persona, ja kush qëlloi brenda spitalit (VIDEO)

Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me sherrin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Levan të Fierit, e që më pas agravoi edhe në spital. Siç njoftojnë uniformat blu, janë arrestuar 5 persona, të cilët akuzohen për "vrasje të mbetur në tentativë" dhe " Goditje për shkak detyrës të punonjësit". Mësohet se ka qenë pikërisht D. Braçe ai që i ka marrë armën punonjësit të policisë dhe ka qëlluar Aleksandër Zhapën në ambientet e spitalit.  Nuk dihet ende motivi që ka sjellë sherrin mes dy familjeve.

"Arrestohet personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas në urgjencën e Spitalit Fier.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme  në Levan dhe më pas në urgjencën e Spitalit Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- D.B, 21 vjeç;
- G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale "Vrasje me dashje mbetur në tentativë", "Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik". Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale "Vrasje me dashje mbetur në tentativë" , "Mbajtje pa leje e armëve të ftoha" i shtetasve:

- A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras;
- E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë;
- A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.  Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve",
njofton policia.

Ora 10:18
Sherri në Fier/ Flasin mjekët: Dy të plagosur në reanimacion, tre të tjerë jashtë rrezikut (VIDEO)

Një ditë pas sherrit ku u përfshinë dy familjet Zhapa dhe Braçe, mjekët kanë dalë në një konferencë për mediat, ku kanë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të plagosurve. Nëndrejtori teknik Ramadan Çepele dhe mjeku reanimator Kliton Gjerazi, kanë deklaruar se mbërritur në spital kanë mbërritur 5 persona, nga ku 2 janë në reanimacion dhe tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

"5 persona, 2 në reanimacion dhe 3 të tjerët jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, kishte një plagë në bark. Pacienti tjetër kishte një plagë shpuese, por nuk ishte e nevojshme për ndërhyrje kirurgjikale, se s'kishte hyrë në organet e trupi. Personi i plagosur me armë zjarri kishte dy plagë, një një shpatull dhe në kyç, pa qenë plumbi brenda. Dy të tjerët të rrahur, me trauma sipërfaqësore, nuk rezultojnë me hemoragji të brendshme", thanë mjekët.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 01/09/2019 12:48

    Ne kohen e xhaxhit enver nje student ne berat e vrau direkt polici vetem pse i hoqi kopelen nga koka.

    Përgjigju
  • Tur: 01/09/2019 11:51

    Kafshet me bisht e kthetra te Albanistanit. Rrace e keqe mitologjike.

    Përgjigju
  • Polici: 01/09/2019 10:33

    Ore ky polici i lodhur qe i kane mare pistoleten nga brezi, i ka kaluar normat per te qene pjese e struktures se olicise se shtetit? Une mendoj qe duhej te ishte arrestuar qe mbreme!!!

    Përgjigju
    • Elidon: 02/09/2019 14:11

      Nuk eshte i lodhur polici, ja ka dhen vet armen. Ai pas na nje muaji behet drejtor i rendesishem, se edhe pas plagosjes para ca vitesh e bene drejtor.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb