FIER- Një sherr i nisur mes dy familjeve në Levan të Fierit është përshkallëzuar më pas në ambientet e urgjencës së spitalit në përdorimin e armëve të zjarrit.
Katër persona janë plagosur fillimisht pas një konflikti të ndodhura mes dy grupeve në Levan dy prej të cilëve Gentjan Zhapa dhe D.Zh janë qëlluar me mjete të forta ndërsa K.L. dhe E.M. kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me thikë.
Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Një person i cili ka qenë duke shoqëruar një prej personave të plagosur i ka marrë armën e efektivit të policisë duke lënë të plagosur babanë e Gentjan Zhapës i cili kishte shkuar në spital për të vizituar të birin.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka shoqëruar dy persona E.B. e D.B. si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.Forca të shumta policie kanë rrethuar spitalin e Fierit dhe zonat pranë tij për të bërë të mundur kapjen e personit të arratisur.
Nuk dihen ende rrethanat që kanë sjellë këtë ngjarje e cila ka tronditur qytetin e Fierit.
Policia e Fieri ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Sipas policisë konflikti ka nisur mes dy familjeve ku janë dëmtuar me sende të forta Gentian Zhapa dhe D.Zh, ndërsa K.L. dhe E.M. janë lënduar me mjet prerës.
Pas këtij konflikti të plagosurit janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit , për të marrë ndihmë mjekësore por në urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, A.Zhapa baba i Gentian Zhapës.
Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar forca të shumta policie duke bërë të mundur bllokimin dhe shoqërimin e dy personave E.B. e D.B. Sipas policisë E.B dyshohet edhe të këtë kryer plagosjen me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe FNSH dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen edhe të një personi tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.
Ndërkohë policia njofton se po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.
Report Tv mëson se detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në urgjencën e spitalit të Fierit. Një prej personave të plagosur nga sherri i ndodhur në Levan të Fierit është Gentjan Zhapa 33 vjeç. Ndërsa babai i tij është plagosur me armë zjarri në ambientet e spitalit. Ai ka shkuar në spital për të parë të birin por është qëlluar nga personi i cili ka hapur zjarr në ambientet e spitalit.
Drejtoresha e spitalit të Fierit Nevila Shuke ka deklaruar se i gjithë stafi ndodhet në gatishmëri për të shpëtuar personat që kanë mbetur të lënduar.
"I gjithë spitali është në gatishmëri për të shpëtuar personat që janë në spital. Stafi po punon. Nuk ka vend për panik", u shpreh Shuke.
Drejtori i policisë së Fierit Andon Marku ka sqaruar ngjarjen e ndodhur në urgjencën e spitalit të Fierit. Ai deklaron se personat që kanë qenë pjesë e sherrit janë identifikuar, ndërsa thotë se atentatori i cili ka qenë pjesë e një sherri i ka marrë armën policit duke qëlluar me armë mbi personat e tjerë.
"Personat që kanë qenë pjesë e sherrit janë identifikuar. I ka marrë armën policit dhe ka qëlluar ndaj dy personave që kanë pasur konflikt më parë. Janë shoqëruar në polici dy persona dhe po punohet për kapjen e dy të tjerëve. Kjo ngjarje po hetohet.", ka deklaruar drejtori i policisë së Fierit.
Një person është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit më plagë të rënda në trup. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se është mbuluar nga gjaku. Ai duket se ka mbetur i lënduar nga sherri i ndodhur në Levan.
Po ky drejtori i paska futur ca gota mduket se duket i perenduar
PërgjigjuPo ky drejtori i policisë ku shkon me bizhame gjumi....ore rumpalle.....
PërgjigjuSi thote drejtoresha, nuk ka vend per panik. Shqiperi ku ti kerkoj rrenjete tua, tek Edvini i partise, apo tek djemte e Gramozit te partise, qe jane perfshire ne kete krim.
PërgjigjuQeremi djali I tezes se Gramoz Rucit e ka bëre këtë krim, para ca vitesh vrau dikë dhe nuk bëri një ditë Burge, para 1 viti u dënua në mungesë për korrupsion e vjedhje tokash publike e nuk bëri asnjë ditë burg. Tani prap e njëjta gjë do jetë. Është i mbrojtur nga pushteti
PërgjigjuLum ngjarjesh, lum vrasjesh, asnji zbardhje po shteti ku esht....!? Or popull or dele ngrihuni para se te na trrokasi lajmi hidhur ne der te shtepis!
PërgjigjuPolicia qe duam ketu i marin armen efektivit n Qeparo e shikon mihalin n kofano te furgonit dhe nuk ndalo po i jep gaz mjera Shqiperi
PërgjigjuO duhet me jep denime drakonike pa ngurrim fare - dhe kush do ankohet minimum ti dytishohet denimi - dhe te garantuar e kemi qe edhe pordhet kur ti bejne do te kujdesen per decibelet e zhurmes se pordhes se mos po e prishin rendin dhe qetesine. Shqiptaret e din cka eshte dora e forte - e kane pas per 45 vite.
PërgjigjuAh drejtor drejtor, jeni bere per tu larguar o mavri. Deri sa te shkojne emerimet me miq dhe me lek keq e me keq do veje puna. Po te ishte pa perkrahje zinxhiri komandues i Fierit do ishin derguar per lesh pas asaj qe ka ndodhur, por asgje si gjen se e kuptoni vete.....
PërgjigjuKafshe me fytyre njeriu, shtet me fytyre lepurushin.
PërgjigjuShqiperia tjeter. Nuk kemi ecur para por pas, shume pas duke pare keto pamje
PërgjigjuJemi ber me keq se Napoliiiiiiiiii
PërgjigjuMire spitali i ri dhe qendra e Fierit u bë, por njerëzit me kulturë ku ti gjejmë?
PërgjigjuO kafshe me fytyre njeriu. Kur do beheni njerez tamam si e gjithe Europa?
Përgjigju