/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i drejtoi sot letra ngushëllimi homologëve të tij francezë, Presidentit të Asamblesë Kombëtare të Francës, Claude Bartolone dhe Presidentit të Senatit Francez, Gerald Larcher, ku shpreh keqardhjen e thellë për viktimat e sulmit tragjik në ambjentet e redaksisë së revistës "Charlie Hebdo" në Paris. Në mesazhin e tij, kreu i Kuvendit dënon aktin e rëndë terrorist, ndërsa shprehet se autorët e kësaj tragjedie duhet të përballen me ndëshkimin maksimal.
"Me trishtim të thellë kemi ndjekur sulmin barbar dhe tragjik në ambjentet e redaksisë së revistës "Charlie Hebdo" në Paris, ku humbën jetën 12 gazetarë dhe punonjës të policisë, si dhe u plagosën shumë të tjerë. Autorët e këtij akti tepër të rëndë terrorist që goditi penën dhe mendimin e lirë të gazetarëve dhe që ka tronditur mbarë njerëzimin, duhet të përballen me ndëshkimin maksimal", citohet letra ngushëlluese e kryeparlamentarit Meta.
"Në këtë moment tejet të vështirë për popullin tonë mik francez dhe në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, më lejoni t'Ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të urojmë një shërim sa më të shpejtë për personat e plagosur", vijon letra e z. Meta.
Kjo ngjarje e shëmtuar dhe e papranueshme për vlerat e demokracisë dhe tolerancës që popujt tanë përfaqësojnë, na e përforcon bindjen tonë të palëkundur për forcimin e radhëve të koalicionit tonë demokratik në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe kundër çdo force të errët që cënon lirinë tonë të shprehjes dhe tolerancën e çmuar që gëzojmë sot në Evropë.
Sot Shqipëria është një me Francën dhe populli shqiptar është një me popullin francez. Me solidaritetin tonë të plotë dhe duke dënuar këtë akt të tmerrshëm terrorist, Ju siguroj Zoti President se gjendemi përkrah Jush dhe miqve tanë francezë në këto ditë të vështira zie, përfundon letra e kryetarit të Kuvendit për homologët francezë.
/Shqiptarja.com