Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër. Uniformat blu bëjnë me dije se vëllai ka vrarë të motrën e tij me armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:30, në lagjen "Ndoc Mazi", Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Lajmi kryesor:
Krimi në familje trondit Shkodrën, vëllai vret me armë zjarri motrën, e mbajti 3 ditë të vdekur në shtëpi! 58 vjeçarja u gjet në krevat, ishte kthyer nga Gjermania para 3 ditësh
