Krimi në familje trondit Shkodrën, vëllai vret me armë zjarri motrën, e mbajti 3 ditë të vdekur në shtëpi! 58 vjeçarja u gjet në krevat, ishte kthyer nga Gjermania para 3 ditësh

Një tjetër vrasje ka tronditur sërish Shkodrën. Fabjan Vukaj 55 vjeç ka vrarë me armë zjarri motrën e tij Diana Vukaj 58 vjeçe e cila është gjetur mbrëmë e vdekur në krevatin e saj nga policia. Uniformat blu kanë shkuar të bëjnë kontrolle në shtëpinë e saj sepse kanë marrë një telefonatë nga të afërmit pasi kanë humbur kontaktet me të.

Shefi i Komisariatit të Policisë së Shkodrës Paulin Çupi thotë se autori i ngjarjes së rëndë Fabian Vukaj dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin. Diana Vukaj ishte emigrante në Gjermani dhe kishte tre ditë që ishte kthyer në vendlinjde. Ajo kishte humbur kontaktet me të afërmit prej 3 ditësh dhe këta të fundit e kishin denoncuar në polici. Pas marrjes së denoncimit, policia ka mbërritur në banesë dhe e ka gjetur të vdekur Diana Vukajn, ndërsa kanë bërë arrestimin e vëllait të saj si autor të dyshuar. Dyshohet se autori e ka mbajtur të motrën të vdekur në shtëpi prej 3 ditësh.

Burime për Report tv bëjnë me dije se sa herë që kthehej nga Gjermania viktima kishte konflikte me të vëllanë. Fabjan Fukaj ishte një person që pinte vazhdimisht alkool dhe dyshohet se kur e ka vrarë të motrën ka qenë nën efektin e pijes alkoolike. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Ndoc Mazi në lagjen 3 heronjtë, ndërsa policia vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota te krimit të rëndë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:50
Shefi i komisariatit të policisë Shkodër: Viktima u gjet e pajetë në krevatin e saj, ishte kthyer nga Gjermania para 3-4 ditësh! Autorin e arrestuam përreth shtëpisë

Shefi i komisariatit të policisë Shkodër Paulin Çupi jep detaje nga ngjarja e rëndë, ku vëllai Fabjan Vukaj ka varë motrën e tij Diana Vukaj. Ai thotë se viktima është gjetur në shtëpinë e saj në krevat. Diana Vukaj ishte emigrante në Gjermani dhe kishte 3-4 ditë që ishte kthyer.

"Marr një telefonatë që Diana Vukaj ka humbur kontaktet me familjarët dhe të afërmit. Në vlerësim të telefonatën kemi organizuar policinë kemi verifikuar në shtëpinë e saj ku është gjetur e pajetë Vukaj. Kemi bërë kontrolle dhe përreth ambienteve të shtëpisë është kapur dhe ndaluar vëllai i saj. Mendohet që kemi të bëjmë me një krim brenda familjes ngjarja është e rëndë. Diana Vukaj është emigrante në Gjermani dhe është kthyer para 3 ose 4 ditësh. Vrasja është kryer me armë zjarri, janë siguruar prova. Kufoma ishte brenda në banesë në dhomën e gjumit të saj. Autori i dyshuar është në kushte depresioni dhe në gjendje të alkoolit. Do sqarojmë rrethanat", tha ai.

Ora 23:32
Ngjarja në Shkodër, policia jep detaje: Vëllai vrau motrën me armë zjarri, u arrestua

Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër. Uniformat blu bëjnë me dije se vëllai ka vrarë të motrën e tij me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:30, në lagjen "Ndoc Mazi", Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se është vrarë me armë zjarri  nga vellai i saj shtetasi  F. V., 55  vjeç, i cili është shoqëruar  në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes

Ora 23:26
Vrau të motrën, 55 vjeçari në Shkodër dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit

Fabjan Vukaj 55 vjeç i cili ka vrarë motrën e tij Diana Vukaj, dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin e rëndë. Ai njihej si një person që pinte vazhdimisht alkool.

Ora 23:16
U vra nga vëllai, 58 vjeçarja jetonte në Gjermani, sa herë vinte kishte konflikte me të

1623014235_111.jpg

Diana Vukaj 58 vjeçe e cila është vrarë nga vëllai i saj në Shkodër, jetonte në Gjermani. Burime për Report Tv bëjnë me dije se sa herë që vinte ajo kishte konflikte me të vëllanë.

Ora 23:15
Shkodër/ Vrau motrën, autori dyshohet se e ka mbajtur të vdekur 3 ditë në shtëpi

1623014235_111.jpg

Detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër. Fabjan Vukaj i cili ka varë motrën e tij Diana Vukaj 58 vjeçe, dyshohe se e ka mbajtur në shtëpi për 3 ditë.

Ora 23:03
Vrau motrën, arrestohet autori i krimit të rëndë në Shkodër

1623014148_9.jpg

Arrestohet Fabjan Vukaj, i cili vrau mbrëmjen e sotme motrën e tij në Shkodër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 07/06/2021 20:18

    Vrasje me sopata e hanxhare te grave dhe perballe paradoksi me daulle i qeverise per plazh e muzike. Motoja e Shqiperise tone per 4 vitet e ardhshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë