Daja iu vra në Londër pasi u fut të shpëtonte shokun, Skuka i Partizanit i dedikon golin 27 vjeçarit (VIDEO)

Daja iu vra në Londër pasi u fut të shpëtonte shokun, Skuka i Partizanit i dedikon golin 27 vjeçarit (VIDEO)

Skuka me fanellën e stampuar dhe Lumturi Zeqja

Partizani fitoi sot 1-4 me Teutën në "Niko Dovana". Goli i katërt për Partizanin u shënua nga Xhuljano Skuka. Sulmuesi ia dedikoi golin dajës së tij të vrarë katër ditë më parë në Londër. Në një sherr mes të rinjve të ndodhur në Leytonstone, në Londrën lindore, 27 vjeçari shqiptar u qëllua me thikë pasi u fut në një sherr ku u përlesh miku i tij.

Sipas medieve të huaja shqiptari ishte Lumturi Zeqja, që përkon me dajën e sulmuesit Skuka. Goli i shënuar nga dibrani ishte pikërisht për të, me Skukën që kishte poshtë fanellës një foto të stampuar me imazhin e të ndjerit. Me duart drejtuar nga qielli, Skuka ia dedikoi golin të afërmit të vrarë në Londër.

 

Lumturi Zeqja, shqiptari që u vra në Londër gjatë një sherri pasi ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij

 

 

 

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë