Ngjarje e pazakontë në Spanjë! Pas debatit me partneren, tenton të grabisë makinën, por ngec në shkallët e metrosë së Madridit (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spanjë ku një 36-vjeçar pas një debati me partneren e tij ka tentuar të grabisë një makinë në parkingun e metrosë së Madridit, por si përfundim ka ngecur në shkallët elektrike duke u përpjekur që t'i ngjiste.

Mediat spanjolle raportojnë se 36-vjeçari e vodhi makinën nga parkingu i metrosë në stacionin e Getafes, dhe më pas ngeci në shkallët elektrike të tij në vendin e këmbimit të trenave, të quajtur “Plaza Elíptica”.

Makina që ai vodhi ishe e llojit "Mazda",  ku pronari i saj saj kishte dalë dhe kishte lënë çelësat në makinë.  Një mik i tij u përpoq ta ndalonte 36-vjeçarin, por nuk ia doli.

Në atë moment, kur autori po përpiqej të arratisej, kaloi në kryqëzimin e Plaza Eliptica dhe u fut në stacion, duke thyer disa dyer xhami. Pastaj  ai u përpoq të ngjiste shkallët elektrike, por ngeci aty. Kangjellat penguan hapjen e dyerve dhe ai u bllokua. Policia mbërriti pak më vonë në vendngjarje dhe e arrestoi atë .

Zjarrfikësve u është dashur të kryejnë një operacion të vështirë për të shpëtuar dhe hequr automjetin nga shkallët, ndërsa drejtuesi është transportuar në spital dhe nga hetimet rezulton të jetë person me precedentë penalë

Policia Bashkiake e Madridit tashmë po heton rrethanat e kësaj ngjarjeje. Deri më tani bëhet e ditur se autori është një person me precedentë penalë.

Duke mos u mjaftuar me vjedhjen e makinës , ai u përpoq të merrte peng një vajzë të re për t'i shpëtuar arrestimit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja