Një nxënës i shkollës së mesme në Francë me thikë për vdekje një mësuese spanjolle në një shkollë në qytetin francez të Saint-Jean-de-Luz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme. Autoritetet kanë konfirmuar se policia është në vendngjarje për të hetuar rrethanat e plota të krimit. Ndërkohë nxënësi është arrestuar. Mësuesja ishte në të pesëdhjetat e saj dhe vdiq nga arresti kardiak kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, shkruan BBC.
Gazeta franceze Sud Ouest tha se sulmuesi hyri në klasë ndërsa mësuesja spanjolle po jepte mësim dhe e sulmoi atë. Për ngjarjen reagoi edhe ministri francez i Arsimit, Pap Ndiaye i cili u nis menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nxënësit e shkollës ku ndodhi ngjarja e rëndë në Francë, kanë dhënë dëshmitë e tyre duke zbuluar veprimet e 16 vjeçarit që qëlloi për vdekje mësuesen e tij gjatë kohës që jepte mësim. Në dëshmitë e tyre ata, thanë se i mituri e nxorri thikën nga çanta dhe më pas e qëlloi mësuesen gjatë kohës që po shkruante në dërrasën e zezë.
“E pamë nxënësin duke nxjerrë diçka nga çanta, një objekt të mbështjellë me letër. Më pas ai shkoi te dera. Menduam se donte të shkonte në banjë. Në fakt ka bllokuar daljen. Mësuesi po shkruante në dërrasën e zezë afër derës. Më pas ai u kthye dhe e goditi në gjoks me atë që dukej si një kaçavidë.