E rëndë në Kamëz/ Gruaja vritet nga kunati në Bathore, konflikti nisi për shkak të pronësisë! Emrat (VIDEO)

TIRANË- Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me vrasjen e një gruaje. Sipas informacioneve për Report Tv, Agron Tanushi ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të bashkëshortes së vëllait të tij, Jetmira Hasanin.

Mësohet se pas vrasjes autori është larguar me shpejtësi dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të konfliktit mbi pronësinë, pasi viktima dhe autori jetonin në të njëjtën shtëpi.

Vëllai i Agron Tanushit ndodhej në emigrim në Greqi prej shumë vitesh dhe bashkëshorten e tij, Jetmira Hasanin e kishte lënë tek familja e tij.

Mësohet se konflikti kishte vite që zhvillohej deri në ditën e sotme, ku pati një fund tragjik.

Arma e zjarrit nuk është gjetur, pasi pas ngjarjes 31 vjeçari Agron Tanushi është larguar me të.

Familjarët e Jetmira Hasanit kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas mësimit të lajmit të hidhur dhe kanë pasur një konflikt verbal me familjen Tanushi dhe menjëherë ka ndërhyrë policia për t'i ndarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:30
Vrau me armë kunatën e tij për shkaqe pronësie, Report Tv siguron foton e Agron Tanushit

Report Tv ka siguruar fotot e 31 vjeçarit Agron Tanushi, i cili ekzekutoi me armë kunatën e tij Jetmira Hasani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkaqe pronësie, pasi bashkëshorti i Jetmira Hasanit ndodhej prej vitesh në emigrim. Për këtë shkak viktima jetonte së bashku me familjen e bashkëshortit dhe kunatin e tij.

Ora 19:46
Vrasja e Jetmira Hasanit nga kunati i saj! Përplasen familjet me njëra tjetrën, Report Tv sjell videon (VIDEO)

Ngjarja e ndodhur në Kamzë ku kunati Agron Tanushi vrau me armë zjarri bashkëshorten e vëllait të tij, Jetmira Hasani ka tronditur familjarët e kësaj të fundit.

Përpara shtëpisë së familjes Tanushi janë mbledhur një grup njerëzish të cilët mendohen se janë familjarët e Jetmira Hasanit.

Në videon e ardhur në Report Tv, shikohet se familjarët e Jetmira Hasanit kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë konfliktuar me familjen Tanushi.

Ora 19:16
Vrau me armë zjarri kunatën e tij në Bathore, Report Tv mëson emrat e tyre

1600195186_104213268739817226473592702734597676161522n.jpg

Autori i dyshuar Agron Tanushi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën "Apollonia" në Bathore. Sipas informacioneve, Agron Tanushi ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Jetmira Hasani. Mësohet se Agron Tanushi është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • B*3: 16/09/2020 10:08

    Po ca te thuash, perveç faktit qe "KA BURRA SHQIPERIA" Ngushellime familjareve, femijeve te se ndjeres!

    Përgjigju
  • Erik: 16/09/2020 08:10

    Plehra!

    Përgjigju
  • Bathoristi: 16/09/2020 02:08

    Maloket duhen djegur se vetem shkaterrim e vrasje sjellin. Shtaza dy komshe

    Përgjigju
  • Mirditor: 16/09/2020 00:41

    E kena zanat ne shqiptaret me u vra me njani tjetrin. Nuk e rrespektojm njëri tjetrin as pak.

    Përgjigju
  • ryka: 16/09/2020 00:41

    Keto lloj speciesh nuk ndrushojnē kudo qē ti çojsh dhe sido që ti mbajsh, ky lloj brumi jeshtu eshte gatuar dhe keshtu do te ngelet me shekuj.

    Përgjigju
  • Turi: 15/09/2020 22:47

    Ska me as burreri vrasja snuk ka justifikim por kane filluar te vrasin gra dhe femije ca mbeturina

    Përgjigju
  • O SHQIPËTARË: 15/09/2020 22:37

    Kurr nuk besojë se është qështje pronësie, këtu kemi të bëjmë me qështje marrëzie ...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja