Itali – Një ngjarje e rrallë ka ndodhur ne Firence të Italisë. Një zebër e seksit mashkull është çiftëzuar me një gomar të seksit femër, dhe kanë lindur pasardhësin e tyre.
Kafsha e sapolindur i përket seksit femër dhe është një krijesë e mrekullueshme, që i ngjason gomarit dhe ka vija të bardha në trup, të cilat e identifikojnë atë edhe si një zebër. Krijesa me tipare e zebrës dhe të gomarit gëzon shëndet të mirë, raportojnë mediat lokale. Kafsha e rrallë, e quajtur Ippo është e vetmja e llojit të saj në Itali.
Në të gjithën botën ekzistojnë vetëm disa krijesa të tilla. Kjo lloj krijese është një pasardhës që lind nga çiftëzimi i zebrës me kuajt. Në shumicën e rasteve ky pasardhës është një hamshor zebër. Që do të thotë se mund të kalërohet si një kalë, por që ka shqipsat e një zebre.
/Shqiptarja.com