Ngjarje horror në Bulqizë/ 'Të vetëvarurit' i hapet dy herë varri, familja s'di gjë! Nëna me lot në sy: Të zbardhet e vërteta (VIDEO)

BULQIZË- Ngjarja e rëndë e ndodhur më 20 qershor 2020 në fshatin Valikardhë të Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë, ku gjeti vdekjen 36-vjeçari Edmond Zogu. Sipas informacionit zyrtar të policisë, dyshohet të jetë vetvarur, por kjo ngjarje ka pasur zhvillime të tjera deri dhe enigmatike për familjarët e tij. Brenda 40-ditëshit nga ceremonia mortore e të riut, varri i tij është hapur dy herë dhe kjo i ka terrorrizuar familjarët duke e konsideruar si një ngjarje horror.

Varri i familjarit të tyre pas një jave nga dita e varrimit është gjetur i hapur. Një veprim horror si ky nuk ishte parë apo dëgjuar ndonjëherë, e tregon me lot në sy nëna e viktimës. Që herën e parë ata kërkuan ndihmën e policisë së zonës për sqarimin e kësaj rrethane të pazakontë. Pas ekspertizës varri u mbyll, por pasi afroi rituali i 40-ditëshit familjarët e gjejnë përsëri të hapur varrin e viktimës që dyshohet se është vetëvarur. Nëna e viktimës kërkon ndihmën e shtetit për zbardhjen e kësaj ngjarje të dyshimtë, para se çështja thotë ajo të shkojë në vetëgjyqësi.

“Tani kemi hedhur dyshime ngaqë u prish varri. Dy herë, jo njëherë. Unë ia kam lënë çfarë të zbulojë shteti. Me thënë të drejtën ia kam lënë vetëvarjes. Kur e ka gjet policia e Bulqizës ia kemi lënë vetëvarjes. Asnjë gjë tjetër. Por kur u hap për herë të parë dhe për herë të dytë. Unë tani nuk e lej më aq. Unë vetëm djalin ta kisha pas. Më ka lënë një djalë të vogël. E ka pas shumë përzemër. Se si ka qëndruar ai djalë 15 ditë i humbur pa parë fëmijën e vet, nuk e di. 15 ditë ka qëndruar i humbur. Tre herë fola në telefon. Jam shumë mirë më thonte. Jam shumë larg më thoshte”, u shpreh nëna e viktimës, Sheqere Zogu.

Edhe xhaxhai i viktimës dëshmon se varri i nipit pas vdekjes është gjetur i hapur dy here brenda 40-ditësh. Ata kanë shkuar për të bërë ritualin që bëjnë familjet shqiptare kur vdes një i afërm dhe aty janë përballur me horrorin që nuk ka fjalë ta shpjegojnë.

 “Ne e kemi varros me 21 qershor. pas një jave vjen një fis I joni e na njofton. Ishte hallakat komplet varri. Pllakat ishin lëviz tek koka dhe tek këmbët. Pas ca ditësh isha në mal për dru. Vij ta shoh kot, por kur erdha ishte prish varri prapë. Për së dyti.  Nuk është se kemi dyshim sepse ngatërresë e gjë nuk kemi me njeri. Tani ka edhe varre të tjera këtu. Nuk është prish ndonjë këtu. Gjithë këto varre i kam mbuluar me duart e mia.  Nuk kam parë të prishë arusha ndonjëherë. Siç thoshte policia e ka prish arusha", tha xhaxhai i viktimës, Riza Zogu.

Historia e ngjarjeve të mësipërme e ka kthyer në një mister për familjarët vdekjen e Edmond Zogut më 20 prill 2020, saqë tani nuk dinë nëse dhe trupi i tij gjendet më në atë varr apo jo. Edmond Zogu nga fshati Valikardhë i Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë, ishte vetëm 36 vjeç kur u gjet i vetëvarur dhe si ishte babai i një fëmije vetëm 10 muajsh. 

Varri i 36-vjeçarit dhe xhaxhai i tij

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bulqize: 05/08/2020 16:34

    E kam ndjekur historin e ketije djalit nga Bulqiza , tek emisjoni me zemer te hapur dhe kur e ndihgjosha lot me kan shkuar. Por pershtypje me bani e motra si glistehere si Tiranse her Italjane e Her si nga bilqiza pa as ma te vogelen dhimbje fliste edhe gruja vete fliste si njeri pa ndjenja athu gomari ka ngordh . Skishte ndjenje vellaj e as ndjenje burri .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha