Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Situata kriminale në këtë qytet ka sjellë rotacion të disa drejtuesve dhe oficerëve të sektorit të vrasjeve në këtë qark.

Mësohet se është larguar Leonard Palushi, shefi i sektorit të hetimit të krimeve kundër jetës. Palushi mësohet të jetë larguar nga kjo detyrë dhe është transferuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë.

Ndërkohë në sektorin e vrasjeve në Elbasan, ende nuk është përcaktuar emri që do drejtojë këtë sektor të rëndësishëm.

Lëvizje dhe mes oficerëve, ku këtij sektori i është shtuar Erion Ismaili, që dikur ka qënë shef komisariati në Krujë.

Ndryshimet kanë prekur dhe disa emra të tjerë të Drejtorisë së Policisë Elbasan. Ky ristrukturim i njerëzve të këtij sektori vjen pas një seri ngjarjeve të rëndë të ndodhura në këtë qytet.