Gjykata e Lartë i ka rrëzuar rekursin Redjan Rrajës duke lënë kështu në fuqi dënimin e përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e Andi Malokut, vrasjen e mbetur në tentativë të Arjan Ndojës - asokohe prokuror, ndërsa sot deputet i Partisë Demokratike - dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Aleksandër Lahos alias Pëllumbu Muharremit.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn, nën akuzë për të njëjtën ngjarje. Vendimi u shpall nga kolegji penal i përbërë nga Sokol Binaj, Ilir Panda dhe Sandër Simoni.
Rraja e Halili janë të vetmit të dënuar deri më tani për atentatin tek mbikalimi i Shkozetit, ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja e Anëtarët e tjerë të grupit kriminal, që sipas të dhënave që dolën nga ç’kodimi i aplikacioneve të koduara me platformën SKY ECC, janë të tjera provat të rëndësishme.
Komente










